Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, ka përgatitur një program për qytetarët shqiptarë, për të festuar faktin që të gjithë u bënë bashkë, gjatë periudhës së pandemisë.
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca shprehet se, “muajt e fundit kanë qenë të vështirë për Shqipërinë. Por, ata na kanë bashkuar si kurrë më parë”.
“Në “Europe Week Albania” do të festojmë faktin që të gjithë u bënë bashkë”, – thekson Soreca.
“Nën moton “Më të fortë së bashku” kemi përgatitur një program me surpriza, që mund ta ndiqni në rrjetet sociale të BE-së në Shqipëri”, – ka shtuar ai.
Ky program mbahet në kuadër të Javës së Europës, nga 4-10 maj, ku do të performojnë 14 artistë nga 14 vende anëtare të BE-së.