MENU
klinika

Kap Italinë për numër të infektuarish

Thellohet tragjeduia në Spanjë, 950 të vdekur brenda 24 orëve

02.04.2020 - 11:19

Bilanc tragjik në Spanjë, pasi virusi i ka marrë jetën në 24 orët e fundit 950 personave.

Numri total i të prekurve nga Covid-19 shkon në 110.238, ndërsa 5.872 persona janë në gjendje kritike.

Spanja po shënon rritje të frikshme të të prekurve nga Koronavirusi, ndërsa vdekjet tanimë kapin shifrën 10.003.

Po ashtu numri total ka shkuar në 10 mijë nga 9 mijë që shënonte dje teksa numri i të infektuarve ka kapur 110 mijën po aq sa Italia, dhe pse kjo e fundit nuk ka përditësuar ende të dhënat e sotme.

Të shëruarit nga virusi vdekjeprurës janë 26.743, ndërsa Spanja bëhet vendi i dytë në Europë pas Italisë, me numrin më të lartë të të prekurve nga virusi , teksa janë aktive 73.492 raste.

Spanja është vendi i tretë më i prekur nga koronavirusi, pas SHBA dhe Italisë.