Ditën e sotme ashtu si në shumë qytete të vendit, qyteti i Vlorës është “pushtuar” nga të moshuarit.
Pas lejes së kryeministrit, ata kanë shfrytëzuar ditën e sotme dhe diellin për të dalë shëtitje.
Po një pjesë e tyre shumica e pensionisteve edhe sot nuk e respektojnë distancimin social, pasi kanë ndenjur ulur në parqe ose shoqërohen më shumë se dy persona.
Ndërkohë, qysh nga 25 marsi ku Vlora pati rastin e fundit të një 72-vjeçareje të infektuar me Covid-19 e cila fatkeqësisht ndërroi jetë.
Nga spitali rajonal i Vlorës edhe këtë mëngjes konfirmohet se te gjitha mostrat e dërguara për analizim ne ISHP ju ka ardhur përgjigja negative.
Ndërsa nga uniformat blu të Vlorës behet me dije se në 24 orë janë gjobitur 21 këmbësorë dhe janë bllokuar 2 automjete.