MENU
klinika

Presidentit kinez i ka mbetur vetëm një vit kohë

Xi ëndërrimtarin nuk e ndalon as koronavirusi…

01.04.2020 - 16:20

Pekini e percepton kaosin aktual ekonomik global të shkaktuar nga koronavirusi si një mundësi për të përmirësuar lidhjet tregtare, për të fituar ndikimin ndërkombëtar.

Themeluesit e Republikës Popullore të Kinës (PRC) aspiruan ta bëjnë Kinën të madhe dhe këtë ambicie po e bartin edhe pasardhësit e tyre të udhëhequr nga Presidenti Kinez Xi Jinping.

Duke prezantuar “ëndërrën e Kinës” në Kongreset e 18-të dhe të 19-të të Partisë, Xi Jinping rrezikoi ta lidhte direkt atë ëndërr me suksesin e tij personal.

Deklarata e tij ishte një shkas për luftën tregtare të SHBA-Kinë, e cila, që nga fillimi, synoi sektorin e teknologjisë së Kinës si.

Koronavirusi që preku Kinën në mes të nëntorit dhe veçanërisht Wuhanin, kryeqytetin e provincës Hubei, ka prishur rëndë prodhimin, zinxhirët e furnizimit, ka lënë miliona njerëz të papunë dhe ka dëmtuar ekonominë e Kinës.

Sidoqoftë, i vetëdijshëm se autoriteti dhe prestigji i tij personal dhe legjitimiteti i Partisë Komuniste Kineze (CCP) varet nga suksesi i vizionit të tij, Xi Jinping këmbënguli në avancimin e axhendës së tij ekonomike dhe ndërkombëtare.

Pekini e percepton kaosin aktual ekonomik global të shkaktuar nga koronavirusi si një mundësi për të përmirësuar lidhjet tregtare, për të fituar ndikimin ndërkombëtar.

Faktorë të tjerë të rëndësishëm janë kritika publike nga qytetarët kinezë të Xi Jinping dhe CCP për keqtrajtim të epidemisë, Hong-Kong-u që vë në dyshim legjitimitetin e CCP dhe sovranitetin e Pekinit mbi të, dhe Tajvani që hedh poshtë “ribashkimin”.

Së bashku, këto mund të rrezikojnë “ëndrrën e Kinës”.

“Ëndrra e Kinës” premton se në përvjetorin e CCP në 2021: populli kinez do të ketë dyfish të ardhura, kombi kinez do të jetë i prosperuar dhe i fortë, dhe “ringjallja e kombit të madh kinez” do të arrihet.

E fundit përfshin “rimëkëmbjen e sovranitetit mbi territoret kineze të humbura nga imponimi i traktateve të pabarabarta nga fuqitë e huaja armiqësore”.

Megjithë humbjet ekonomike dhe përçarjet e shkaktuara nga epidemia e koronavirusit, Presidenti Kinez Xi Jinping e mbajti fokusin tek ekonominë e Kinës dhe qëllimet, të cilat përfshijnë “ëndrrën e Kinës”.

Pekini ka qenë i shpejtë në dhurimin e ndihmave mjekësore në vendet e tjera për të luftuar koronavirusin, duke pritur që të rimarrë ndikimin ndërkombëtar. Kina ka dërguar pajisje mjekësore dhe furnizime në Greqi, Itali, Francë, Bullgari, Slloveni, Qipro, Luksemburg, Norvegji, Iran, Pakistan dhe të gjitha vendet në Afrikë.

Pekini gjithashtu filloi të kundërshtojë raportet që sugjerojnë se koronavirusi e kishte origjinën në Wuhan.

Zyrtari i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, më 12 mars, tha që personeli ushtarak amerikan që e kishte sjellë virusin.

Akuzat u hodhën poshtë nga SHBA, por tregojnë edhe një herë rivalitetin midis Kinës dhe SHBA-së.

Jayadeva Ranade është është Presidente e Qendrës për Analizë dhe Strategji të Kinës.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Editoriali i The Washington Post

Si e tronditi epidemia sistemin kinez…

Po i shmanget përgjegjësisë?

Kinezët vdesin e presidenti zhduket!