Gjest i bukur nga ylli i NBA, Russell Westbrook. Në bashkëpunim me pronarin e skuadrës, basketbollisti ka vendosur të dhurojë te fëmijët e qytetit 650 kompjutera. Kjo u mundëson të rinjve të qytetit për të pasur akses në mësimin on-line, praktikë e nisur në të gjithë botën që prej shpërthimit të pandemisë së Covid-19.
31-vjeçari u shpreh i lumtur që ka mundësi për të ndihmuar qytetin në luftën ndaj këtij virusi: “Jam mjaft i lumtur që bashkëpunova për të ndikuar pozitivisht te jeta e fëmijëve. U munduam të mbushim një boshllëk te këta fëmijë, duke ju krijuar lehtësi në qasjen në mësimin online.”
Westbrook u bashkohet kështu iniciativave të shumë sportistëve nga mbarë bota, që kanë gjetur mënyra nga më të ndryshme për të ndihmuar stafet mjekësore dhe qytetetarët për përballimin sa më lehtë të kësaj situate.
Ai po zhvillon sezonin e tij të parë me Houston, por lidhja e tij me qytetin ka qënë tepër e ngushtë. Amerikani përfiton 38.5 milionë dollarë nga kontrata me ekipin që militon në Konferencën e Perëndimit.