Ngjarjet përçarëse si pandemia e koronavirusit mund të ndryshojnë rrënjësisht marrëdhëniet ndërkombëtare.
Kriza e shëndetit publik duket se i ka futur në mënyrë të pashpresë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara në një rrugë drejt një lufte të re të ftohtë.
Ky konfrontim i ka rrënjët që më parë, pasi ka patur konflikte mbi tregtinë, pronësinë intelektuale dhe Detin e Kinës së Jugut.
Një luftë e re e ftohtë nuk do të ishte si ajo origjinalja. Bashkimi Sovjetik, për dallim nga Kina, kurrë nuk ishte një konkurrent ekonomik. Kina ka aftësi të forta teknologjike dhe një ushtri të financuar mirë, duke e bërë atë një kundërshtar të fortë.
Vendosmëria e Amerikës, krijimtaria dhe gatishmëria për të punuar me të tjerët do të testohen. Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 40 aleatë të traktateve. Kina ka Korenë e Veriut.
Megjithatë, këto aleanca kanë problemet e tyre. Evropa, për shembull, ka rezerva për Kinën, por gjithashtu nuk i beson plotësisht Shteteve të Bashkuara. Rindërtimi i këtyre lidhjeve do të jetë i domosdoshëm në një luftë të ftohtë me Kinën.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu mund të kenë nevojë të bëhen më të guximshme strategjikisht.
Për dekada, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina kanë pasur një marrëdhënie të veçantë. Në përputhje me teoritë klasike të marrëdhënieve ndërkombëtare, dy nga palët kanë tendencë të bashkohen për shkak të një kërkimi për avantazh ose frikë për të tretën.
Pas themelimit të Republikës së Popullit në vitin 1949, Kina u afrua me Bashkimin Sovjetik derisa u ndanë dramatikisht një dekadë më vonë.
Kur Vladimir Putin u bë president i Rusisë në vitin 2000, ai u përpoq të rindërtojë pozicionin e saj ndërkombëtar.
Kjo përfshinte afrimin e vazhdueshëm me Kinën për të kundërshtuar ndikimin e Shteteve të Bashkuara nga Azia në Evropë.
Rusia është veçanërisht e shqetësuar për rrethin e saj të Lindjes së Largët Federale, e cila ka një popullsi prej 6.2 milion, krahasuar me 100 milion në provincat kufitare të Kinës. Pasuria në rritje e Kinës – tani pothuajse 10 herë ajo e Rusisë – e ka bërë Moskën gjithnjë e më të shqetësuar për Pekinin.
Ky çekuilibër tregon që Rusia mund të jetë e hapur për miq të rinj në një kontekst të ndryshuar gjeopolitik.
Për Shtetet e Bashkuara, Rusia është një partner shumë i papërsosur. Aksionet e saj ushtarake në Lindjen e Mesme, sulmet e vazhdueshme në internet dhe përpjekjet për të shkaktuar mosmarrëveshje në Amerikë janë vetëm disa nga shqetësimet.
SHBA duhet të mbrojë fuqimisht interesat e saj dhe integritetin e proceseve të saj institucionale kundër keqpërdorimit rus.
Sidoqoftë, Rusia është lojtari i lëkundur në marrëdhëniet ndërkombëtare, Që do të thotë se do të shohë interes ose të shkojë më pranë Kinës ose Amerikës në një luftë të re të ftohtë.
Shtetet e Bashkuara nuk duan domosdoshmërisht të luftojnë me një rival tjetër të madh, pasi kërkon të përqendrohet tek Kina.
Është e vështirë të parashikohet se si do të vazhdojë intensifikimi i rivalitetit me Kinën.
Rusia nuk ka gjasa të bëhet një aleat i Shteteve të Bashkuara, por të dy vendet kanë një interes në rritje për t’iu kundërvënë Kinës.
Le të shohim se çfarë do të ndodhë.
Eric Miller është president i Rideau Potomac Strategy Group dhe një bashkëpunëtor global në Qendrën Woodrow Wilson.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Hill/ Konica.al