MENU
klinika

Ish-kampioni

Alonso mund të rikthehet në Formula 1

15.05.2020 - 13:00

Formula 1 këtë sezon ende nuk ka zhvilluar një garë në pistë, por ditët e fundit ka pasur zhvillime të tjera sa u përket pilotëve. Efekti domino nisi me Ferrarin që vendosi të mos rinovonte kontratën me Vettel, që do të largohet në fund të këtij sezoni.

“Kokëkuqja” ka zgjedhur Carlos Sainz, ndërsa në anën tjetër McLaren i ka marrë Renault australianin Daniel Ricciardo. Kjo ka bërë që te Renault të mbetet një vend bosh dhe, sipas “Marca”, ai vend mund të zihet nga një rikthim i bujshëm i Fernando Alonsos, që dy vite më parë u tërhoq nga Formula 1.

Renault po tenton të kthejë kampionin e botës, aty ku shpërtheu, duke u shpallur kampion bote dy herë, në vitet 2005 dhe 2006. Spanjolli nuk është opsioni i vetëm në fakt, pasi po mendojnë edhe për Sebastian Vettel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-piloti i Formula 1, protagonist në Rally Dakar

Çfarë fati! Makina bën saltro, Alonso vijon garën