MENU
klinika

Pas 123 edicionesh

Anulohet Maratona më e famshme e botës

29.05.2020 - 12:17

Pas 123 edicionesh radhazi është dorëzuar edhe Maratona e Bostonit, më e vjetra në botë dhe nuk do të bëhet për këtë vit. Kjo maratonë duhej të ishte zhvilluar në javën e tretë të prillit, por u shty më 14 shtator.

Kryetari i Bashkisë së Boston, Marty Ëalsh, u shpreh se ishte më mirë për të gjithë anulimi i këtij eventi. Në shtator do të organizohen disa evente që do ta kujtojnë këtë maratonë, kur për herë të parë do të bëhet një garë virtuale.

Të gjithë pjesëmarrësve do t’u ofrohet një rimbursim i plotë për tarifën e tyre të regjistrimit. Gara do të zëvendësohet virtualisht më 14 shtator në të cilën pjesëmarrësit mund të fitojnë medaljen e tyre, duke verifikuar se ata vrapuan 42 km brenda një periudhe kohore prej gjashtë orësh.

Fituesit do të marrin medalje, ashtu si zakonisht. Bostoni është një nga qytetet më të prekura të SHBA nga Covid-19, me rreth 95 mijë raste, teksa kanë humbur jetën 6500 persona. Maratona e Bostonit është mbajtur për herë të parë në vitin 1897 dhe është kthyer në simbolin e maratonave.

Rekordi për meshkuj mbahet nga keniani Geoffrey Mutai në vitin 2011, me 2 orë 3 minuta e 2 sekonda. Ndërsa për femra rekordin e mban etiopiania Buzunesh Deba me 2 orë, 19 minuta e 59 sekonda, vendosur në vitin 2014.