MENU
klinika

Rilindja Kombëtare në dygjuhësi

Arbëreshët e Zarës botuan “Zani i Scyptarit”

10.05.2020 - 15:42

         Shënohet ditën e sotme, shtypi i shkruar shqiptar në diasporë. Ndonëse kanë kaluar shumë dekada, ende ka pak të dhëna mbi historinë e shtypit shqiptar dhe herë-herë, këto janë të paplota për komunitete të caktuara të diasporës.

Një ndër studiuesit që është marrë me historinë e shtypit shqiptar, prof. Dr. Hamit Boriçi, në hulumtimet e tij, ka sjellë të dhëna interesante edhe për arbëreshët e Zarës. Sikur argumenton ai, më 10 maj të vitit 1897, pa dritëne  botimit gazeta shqipe “Zani i Scyptarit”, në Borgo Erizo, zëdhënëse e komunitetit shqiptar të Zarës në Dalmaci.

Fryma e lëvizjes ideore të Rilindjes Kombëtare shqiptare dhe dygjuhësia, shqip e kroatisht, ishin tiparet themelore të gazetës së shqiptarëve atje.

Ndërkaq, prej gazetës së parë, botuar në vitin 1848  deri më 1912 dolën afro 90 gazeta dhe revista, kudo ku ishin ngulimet e vjetra e të reja të shqiptarëve. Kontributin më të madh e të rëndësishëm në këtë lëvizje kulturore të shtypit, e mbajnë, pa dyshim, arbëreshët e Italisë.