MENU
klinika

SHBA, vendi më i prekur nga Covid-19

Arsyeja pse nuk ka datë për rinisjen e NBA

27.05.2020 - 12:14

Nëse nuk ka një datë për rifillimin e NBA, është se jo të gjithë klubet dhe shtetet ku ata u përkasin kanë mundësi të sigurojnë numrin e posaçëm të testeve anti-Covid-19.

Kjo nuk bëhet fjalë për nga ana financiare, por nga nevoja që kanë shtete të ndryshme për të testuar njerëzit në vijën e parë të frontit apo popullsinë, ndërsa sporti dhe në veçanti basketbolli nuk shihet si prioritar.

Në SHBA, në disa shtete, si në New York e Washington, virusi është më i përhapur, ndërsa në disa të tjera, si në Florida apo Nevada më pak. Është presidenti i Dallas Mavericks, Mark Cuban, në një intervistë për “Dallas Morning News”, që ka sqaruar se nuk mund të flitet për bërë teste për një kampionat pa spektatorë, kur njerëzit kanë më shumë nevojë për ta bërë tamponin.

Për të mbyllur sezonin, do të duheshin rreth 15 mijë teste ndaj Covid-19, por më shumë se sa numri, çështja është tek etika. Në SHBA janë rreth 1 milionë e 700 mijë të infektuar nga Covid-19, ndërsa kanë humbur jetën 100 mijë vetë, duke zënë vendin e parë në botë në të dy këto kompenentë.

Më 1 qershor pritet që skuadrat e NBA të stërviten në grupe, pasi deri më tani basketbollistët janë stërvitur në mënyrë individuale nën masa të rrepta higjenike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Amerika ka nevojë për argëtim”

SHBA ndryshe nga Britania: Jo karantinë sportistëve