MENU
klinika

Bundesliga, java 29

Bremen shpreson, 4 humbje radhazi për Schalken

30.05.2020 - 16:31

Java e 29-të e Bundesligës gjermane në përgjithësi ka folur për skuadrat udhëtuese. Pas fitores mbrëmë të Leverkusen në fushën e Freiburg, 3 skuadra të tjera sot kanë fituar jashtë fushe: Mainz-Hoffenheim 0-1, Wolfsburg-Eintracht Frankfurt 1-2 dhe Schalke-Werder Bremen 0-1. Ndërsa Hertha Berlin fiton 1-0 ndaj Augsburg.

Ishte humbja e katërt radhazi për Schalken, që tashmë thuajse ka humbur cdo shans për të marrë pjesën e Europë sezonin e ardhshëm, ndërsa Bremen shpreson te mbijetesa, teksa në mesjavë do të rikuperojë edhe një ndeshje të prapambetur.

Fitore shumë e rëndësishme e Hertha Berlin, teksa vijon me formën e mirë, 3 fitore dhe 1 barazim. Tashmë berlinezët mund të shpresojnë për Europa League. Surprizë suksesi i Frankfurt ndaj Wolfsburg, teksa Eintacht i largohet shumë zonës së rënies.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN