MENU
klinika

Pesë shtete kundër Turqisë

Erdogan: Po kërkon të na shkatërrojë ‘aleanca e së keqes’

12.05.2020 - 16:48

Turqia të martën akuzoi Greqinë, Qipron, Egjiptin, Francën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe se po kërkonin të krijonin një “aleancë të së keqes” pasi këto vende bënë një deklaratë të përbashkët, ku kundërshtonin politikat e Ankarasë në Mesdheun Lindor dhe Libi.

Në një deklaratë me fjalë të ashpra, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy tha që pesë vendet po nxisnin “kaosin rajonal dhe paqëndrueshmërinë” në Mesdheun lindor dhe po sakrifikonin “shpresën e libianëve për demokraci”.

Ministrat e jashtëm të pesë vendeve mbajtën një telekonferencë të hënën për të diskutuar situatën në Mesdheun lindor, ku Turqia është duke shpuar për depozitat e mundshme të hidrokarbureve në një zonë në det të hapur ku Qiproja ka të drejta ekskluzive ekonomike, si dhe situatën në Libi.

Turkish President Recep Tayyip Erdogan, listens during a teleconference with his cabinet in Istanbul, Monday, May 11, 2020. Erdogan announced a new four-day curfew to stem infections, that includes the weekend and a public holiday on May 19. The country has opted to impose short weekend curfews, instead of full lockdowns, fearing their possible negative effects on the already troubled economy.(Presidential Press Service via AP, Pool)

Vitin e kaluar, Turqia nënshkroi një marrëveshje të kontestuar të përcaktimit të kufijve detarë, si dhe një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në Tripoli.

Turqia thotë se marrëveshja i jep të drejtat e saj ekonomike në një pjesë të madhe të detit Mesdhe lindor dhe parandalon që çdo projekt i lidhur me energjinë të vazhdojë pa miratimin e Ankarasë. Greqia dhe Qiproja kanë kundërshtuar marrëveshjen, duke thënë se ajo kundërshton ligjin ndërkombëtar dhe shkel të drejtat e tyre në këtë zonë.

Pesë vendet e denoncuan atë që thanë se ishte përpjekja e gjashtë e Turqisë për më pak se një vit për të “kryer ilegalisht operacione shpimi në zonat detare të Qipros”.

Turqia nuk e njeh Qipron e ndarë etnike si një shtet dhe pretendon se është zonë e saj ekskluzive ekonomike. Ajo këmbëngul se po vepron për të mbrojtur interesat e saj dhe ato të turqve qipriotë në burimet natyrore të zonës.

Të pesë protestuan gjithashtu për marrëveshjet e nënshkruara me qeverinë e Libisë, duke e quajtur shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe embargos së armëve amerikane në Libi.

“(Ministrat) dënuan me forcë ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Libi dhe i kërkuan Turqisë që të respektojë plotësisht embargon e armëve të KB dhe të ndalojë fluksin e luftëtarëve të huaj nga Siria në Libi. Këto zhvillime përbëjnë një kërcënim për stabilitetin e fqinjëve të Libisë në Afrikë, si dhe në Evropë,”deklaruan pesë vendet.

Në përgjigjen e saj, Ministria e Jashtme turke akuzoi Greqinë dhe Qipron për shmangien e dialogut me Turqinë dhe fajësoi Egjiptin për mos mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të popullit të vet.

“Ne u bëjmë thirrje këtyre vendeve që të veprojnë në përputhje me ligjet dhe praktikat ndërkombëtare,” tha Aksoy, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke. “Paqja dhe stabiliteti në rajon mund të vendosen me një dialog të sinqertë dhe të vërtetë, jo përmes aleancave të së keqes.”

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN