MENU
klinika

Efekti i pandemisë

FIFA anulon eventin madhështor të futbollit

13.05.2020 - 14:29

Efektet e pandemisë së koronavirusit po ndikojnë është në evente që nuk kanë të bëjnë me fushën e futbollit. FIFA vendosi së fundmi që të anulojë çmimin e këtij viti “The Best”, që ka të bëjë me protagonistët më të mirë nga bota e futbollit gjatë këtij viti.

Ky çmim zakonisht mbahet në shtator, por këtë vit në fund të gushtit mbyllet Champions League dhe do të ishte e pamundur që në një hark kohor të shkurtër të bëhej nominimi e më pas përzgjedhja e fituesve.  Zakonisht votimet online nisin që në fundin e korrikut dhe i gjithë ky proces merr kohë, gjë që këtë vit nuk është e mundur.

luka modric the best

Sa i përket “Topin të Artë”, që mbahet në dhjetor, organizatorja “France Football” nuk ka ende asnjë lajm nëse do të jepet ky çmim apo jo. Këtë vit ha shumë debat për futbollistin më të mirë. Ligue 1 franceze, u ndërpre para kohe, me PSG tashmë kampion dhe me golashënuesin më të mirë Kylian Mbappé me 18 gola.

Pyetja që ngrihet është: Edhe sa gola mund të shënonte Mbappe deri në fund, kur mbeteshin edhe 12 javë?  Ndoshta ai mund të fitonte Këpucën e Artë në Europë, çka do t’i jepte shumë pikë për “Topin e Artë”. Kjo vlen edhe “Këpucën e Artë” që jep UEFA, pasi përveç kampionati Francez, është anuluar edhe ai holandez dhe belg, me ndonjë tjetër që mund të ketë fatin e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN