MENU
klinika

Të rejat kundër covid-19

Harrojini darkat romantike

12.05.2020 - 20:47

        Britanikëve u janë dhënë udhëzimet zyrtare, sesi të jenë të sigurt dhe të shmangin përhapjen e koronavirusit, kur të jenë në publik. Atyre u është bërë thirrje të mbajnë maska në transportin publik dhe në disa dyqane, ku distancimi social nuk është i mundur.

Autoritetet këshillojnë të vazhdohet me larjen e duarve shpesh, puna nga shtëpia nëse është e mundur dhe të udhëtojnë duke ecur në këmbë ose me biçikletë. Udhëzimet, gjithashtu rekomandojnë që britanikët, të lajnë rrobat rregullisht dhe ta mbajnë shtëpinë të ajrosur mirë.

Në një paralajmërim të rreptë për publikun, thuhet: “Të gjithë ne, si klientë, vizitorë, punonjës ose punëdhënës, duhet të bëjmë ndryshime për të ulur rrezikun e transmetimit të virusit, është përgjegjësia jonë”.

Public Health England (PHE) rekomandon që njerëzit të përpiqen të mbajnë të paktën, dy metra distancë nga të tjerët, si një masë paraprake. Udhëzimi thotë: Më kryesorja është të mos jesh shumë afër njerëzve për një kohë të gjatë, qëndroni sa më larg të mundeni.

Mbani sa më pastër duart dhe fytyrën.

Udhëzuesi thotë, të lani duart shpesh duke përdorur sapun dhe ujë, dhe thajini plotësisht. Përdorni dezinfektues kur jeni jashtë, veçanërisht kur hyni në një ndërtesë dhe pasi keni prekur sipërfaqet.

Punoni nga shtëpia nëse mundeni

“Shumë britanikë janë në gjendje të bëjnë pjesën më të madhe ose të gjithë punën, nga shtëpia, nëse u jepen nga pajisjet e duhura. Punëdhënësi juaj, duhet t’ju mbështesë dhe t’ju mundësojë kushte për ta bërë këtë”, – thotë udhëzuesi i nxjerrë nga qeveria.

Mos qëndroni ballë për ballë, as mos u takoni nga afër me njerëzit që takoni jashtë.

Udhëzuesi thotë: Shmangni të qenit ballë për ballë me njerëzit, nëse nuk janë të familjes. Tek udhëzuesi shkruhet se, njerëzit kanë më shumë rrezik të marrin virusin nëse janë pranë një personi dhe takohen nga afër me ta. Kjo, për shkak se gjatë frymëmarrjes, ata që e mbartin virusin mund ta përhapin sa herë që flasin ose kolliten, sipas shkencëtarëve.

Në vend që të bisedoni ballë për ballë me të tjerët, është e këshillueshme të qëndroni në krah, sikur ecni në rrugë.