Korab Gjana, një nga infermierët shqiptar që shkuan në ndihmë të kolegëve italianë për një muaj shkruan në një postim në Facebook, se luftën me COVID-in do ta fitojmë duke respektuar rregullat. Ai ka një kërkesë për shoqërinë, që qytetarët të mbështesin personelin mjekësor, siç bëjnë tifozët për skuadrën e zemrës.
“Ne do ta braktisim dhe do ta sfidojmë Covid-19 duke respektuar cdo ditë me vigjilencë masat mbrojtse si:
Maskë
- Distancim fizik
- Higjenë strikte
- Deri në zhdukjen dhe shfarosjen e Covid-19
Lutemi që shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, të trevave të tjera dhe të diasporës ta kalojnë sa më lehtë ketë situatë dhe të gëzojnë shëndet të plotë!
Stafi mjekësor në këtë situatë ka bërë një punë të shkëlqyer duke mbrojtur veten së pari dhe së dyti duke qëndruar pranë cdo të sëmuri dhe duke siguruar shpëtimin e jetëve, asistencën mjekësore dhe gadishmërin e pakursyer.
Ekspozimi i stafit shëndetësor ndaj Covid-19 ishte/është i lartë dhe për pasojë mundësia për tu infektuar apo për të rezultuar fatal mund të ishte prezente, por deri tani kanë qëndruar të fort, profesional dhe me shumë fat!
Ajo se cfarë duhet të bëj e gjithë shoqëria është ti mbështes personelin mjekësor, siç bëjnë tifozët për skuadrën e zemrës.
- Shpresë
- Durim
- Besim
- AMIN” shkruan ai.