MENU
klinika

Nisin më 2 gusht

Kalendari i UEFA-s për Champions dhe Europa League

10.05.2020 - 17:25

Prestigjozja spanjolle “Marca”  ka zbuluar së fundmi planin e UEFA-s për përfundimin e këtij edicioni të Champions dhe Europa dhe League. Sipas draftit të hartuar nga UEFA, ndeshjet e dyta të fazës së 1/16 finale do të luhen në datat 7 dhe 8 gusht.

Në datën e parë do të zhvillohen ndeshjet e kthimit Juventus-Lyon dhe Manchester City-Real Madrid, ndërsa një ditë më pas do të luhen takimet Bayern Munchen-Chelsea dhe Barcelona-Napoli.

Katër skuadra janë të kualifikuara për fazën çerekfinale: Atalanta, PSG-ja, Atletico Madridi dhe Leipzig. Raundi çerekfinal do të mbyllet brenda 5 ditëve. Në datat 11 dhe 12 gusht luhen takimet e para të kësaj faze, ndërsa në datat 14-15 gusht luhen takimet përmbyllëse të fazës çerekfinale.

Faza gjysmëfinale e Champions do të luhet në datat 18-19 gusht (akti i parë) dhe 21-22 gusht (akti i dytë). Finalja e madhe është planifikuar të luhet në datën 29 gusht në Stamboll. Më poshtë paraqitet drafti i kalendarit të këtij sezoni në kupat e Europës:

CHAMPIONS LEAGUE

7 gusht: Juventus-Lyon dhe Manchester City-Real Madrid

8 gusht: Bayern Munchen-Chelsea dhe Barcelona Napoli

11 gusht-12 gusht: Ndeshjet e para të fazës çerekfinale

14-15 gusht: Ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale

18-19 gusht – Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale

21-22 gusht: Ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale

29 gusht: Finalja në Stamboll (Turqi)

 

EUROPA LEAGUE

2-3 gusht: Ndeshjet e para të fazës së 1/16 finale

6 gusht: Ndeshjet e kthimit të fazës 1/16 finale

10 gusht: Ndeshjet e para të fazës çerekfinale

13 gusht: Ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale

17 gusht: Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale

20 gusht: Ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale

27 gusht: Finalja në Gdansk (Poloni)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Formatet dhe datat e mbylljes së ligave

UEFA, federatave: Dorëzoni planet deri më 25 maj!

"Shpërthen" kryeministri slloven

“Vendim kriminal”, kreu i UEFA-s nën akuzë