MENU
klinika

Prezantimi zyrtar

Këngëtari i njohur shqiptar, president klubi

15.05.2020 - 14:25

Këngëtari i njohur kosovar, Mehdin Pergjeçaj, i njohur në publik me pseudonimin “Meda”, është zgjedhur president i klubit të ri kosovar, “F.C Hajvalia 2020”, i cili u themelua ditë më parë.

“Të dashur qytetarë të Hajvalisë, Të nderuar sportistë, ‘F.C Hajvalia 2020’ ka nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush një figurë të shquar në Kosovë. Një prej artistëve më të mëdhenj kosovar, një tifoz i madh i futbollit, sot, zyrtarisht, është zgjedhur president i klubit tonë. Zonja dhe zotërinj, Mehdin Pergjeçaj – MEDA!”, – njofton “F.C. Hajvalia 2020”.

Nga ana e tij, presidenti i ri i klubit e ka shprehur nderin dhe privilegjin për postin që iu besua, duke u shprehur i gatshëm për të ndihmuar. Sipas tij, Hajvalia ka nevojë për një klub futbolli dhe i ka përgëzuar themeluesit e klubit. “Meda” ishte pjesë e ish-klubit, Hajvalia, i cili i kishte arritur majat e futbollit kosovar, ndërsa më pas ishte shkrirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dardanët luajnë nesër me “Tre Luanët”

Anglezët i bëjnë jehonë mikpritjes kosovare