Euroskepticizmi shtohet dita-ditës, ndërkohë që BE-ja braktis një nga anëtarët e saj.
Europa po shkon drejt krizës së saj më të rëndë ekonomike. Dy ekonomitë më të mëdha të saj, Gjermania dhe Franca, tashmë janë në rënie. .
Por situata do të jetë edhe më keq në Evropën Jugore, në vende si Italia. Shifrat janë të tmerrshme. Goldman Sachs ka thënë se ndërsa pret që PBB-ja e Francës këtë vit të bjerë me pak më shumë se 7%, dhe Gjermanisë me 9%, e Italisë do të bjerë me gati 12%. Më shumë se katër milion biznese janë mbyllur. Turizmi ka ndaluar. Dhe, më të prekurat, kanë qenë rajonet më produktive të veriut të Italisë.
Disa analistë kanë argumentuar që kjo tkurrje dhe krizë do të jetë jetëshkurtër; që Italia do të ecë si normalisht më vonë gjatë vitit. Por në thelb, vendi ka humbur shumë për dy dekada. Siç ka theksuar ekonomisti Ashoka Mody, Italia ka qenë në gjendje kome ekonomike që kur iu bashkua euros më shumë se 20 vjet më parë.
Vendi po shkonte në një tjetër recesion në fund të vitit të kaluar. Dhe ajo kishte kaluar tre në dhjetë vitet e kaluara, pa u shëruar ndonjëherë nga kriza e fundit. Kjo është një arsye pse, vitin e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi që edhe deri në vitin 2024 prodhimi i Italisë do të ishte akoma më i ulët se sa ishte në vitin 2007.
Sistemi financiar ka mbetur i dobët, dhe ka ende shumë probleme. Ndërkohë, vendi po përballet me një nga nivelet më të larta të papunësisë në Eurozonë, e cila, është po aq sa ishte gati një dekadë më parë. Papunësia e të rinjve ka qenë shumë më e lartë, me gati 30%. Me pak fjalë, është e vështirë të thuhet që mesatarja italiane sot është më mirë sesa kur vendi i tyre u bashkua me monedhën e vetme më shumë se 20 vjet më parë. Sigurisht, disa nga problemet e Italisë paracaktojnë anëtarësimin e saj në Euro: nivelet e dobëta të arsimit, popullsia në plakje, mungesa e modernizimit industrial dhe besimi tek bizneset e vogla të drejtuara nga familja nuk kanë ndihmuar.
Por është gjithashtu e vërtetë që paaftësia e Italisë për të shkelur rregullat e shpenzimeve të Eurozonës dhe për të investuar në ekonominë e saj, e kanë përkeqësuar situatën. E cila, nga ana tjetër, i ka bërë italianët të ndjehen të irrituar, dhe thellësisht pesimist për të ardhmen e tyre. Në fund të vitit të kaluar, 90% e holandezëve dhe 83% të gjermanëve e përshkruanin gjendjen e tyre ekonomike si “të mirë”. Në Itali ishte 17%.
Besimi italian tek Bashkimi Evropian po binte gjithashtu. Vitin e kaluar, siç zbuloi sondazhi i Eurobarometrit, vetëm 38% i besojnë asaj, 33% mendonin pozitivisht për BE dhe 45% ndjeheshin të kënaqur me mënyrën se si demokracia po funksionon në BE.
Pastaj, kur Covid preku edhe italianët, ata pritën nga përtej kufijve të tyre për ndihmë, por “solidariteti” evropian u shfaq me vonesë ose nuk u shfaq fare.
Rusia dhe Kina shpejt e mbushën boshllëkun që përsëri kishte mbetur nga mungesa e udhëheqjes në Evropë duke dërguar furnizime dhe punëtorë. Kur disa shtete, përfshirë Italinë, atëherë u kërkuan partnerëve të tyre në Eurozonë të ndanin borxhin, shtetet më të sigurta në veri, veçanërisht Gjermania dhe Hollanda, thanë jo. Ata argumentuan se ndihma financiare duhet të vijë përmes Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (ESM).
Javën e kaluar, gati gjysma e të gjithë italianëve kundërshtuan idenë për të marrë ndihmë nga ESM sepse ata e shohin atë si “një mjet për të imponuar shtrëngimin e stilit grek”. Ndërkohë, politikani populist Matteo Salvini, i cili ka qenë duke luftuar në sondazhe, ka përfituar plotësisht nga situata. Tani ai po bën fushatë për këtë çështje, thjesht duke thënë: “Jo ESM”.
Braktisja e tyre nga BE ndihet qartë nga italianët ndërsa këndojnë njëri-tjetrin nga ballkonet e tyre. Javët e fundit, gati nëntë në dhjetë thanë se ‘BE nuk po na ndihmon’, më shumë se shtatë në dhjetë menduan se BE ‘nuk ka kontribuar në asnjë mënyrë’ dhe gati tetë në dhjetë nuk mendojnë se BE nuk ka gjasa të ndryshojë.
Sondazhet e tjera tregojnë rritje të mbështetjes publike për largimin; sot, më shumë se një në tre italianë thonë se ata do të largoheshin ndërsa më pak se gjysma mendojnë se kjo është një ide e keqe. E gjithë kjo po shtron pyetje të mëdha në lidhje me aftësinë e Bashkimit Evropian për të ringjallur besimin e publikut.
Siç vuri në dukje edhe New York Times këtë javë: pyetja për të bërë nuk është nëse BE do të mbijetojë por sit ë gjendet uniteti, kur është më i nevojshëm se kurrë.
Ne priremi ta harrojmë këtë tani, por ishte përgjigjja e BE-së ndaj dy krizave të mëparshme, recesioni i Madh dhe kriza e refugjatëve, që i bindi votuesit e Britanisë që të qenit në këtë organizatë nuk ishte në interesat e tyre ekonomike afatgjatë. Shumica e italianëve nuk kanë arritur ende në të njëjtin përfundim. Por shpejt situate mund t’i shtyjë ata më tej në këtë drejtim.
Kur përfundimisht Italia të dale nga kjo krizë, jo vetëm që do të jetë një vend më i varfër, por do të jetë gjithashtu një shtet më euroskeptik. Dhe kush e di se ku do të çojë kjo.
Matthew Goodwin është një profesor i politikës në Universitetin e Kent dhe anëtar në Chatham House.