MENU
klinika

Protokoll i veçantë

Nga maskat te pështyma, rregullat në Premier League

01.05.2020 - 11:20

Futbolli anglez po përgatitet të rifillojë me një seri propozimesh që do të diskutohen, kryesisht në lidhje me higjenën. Futbollistë me maska ​, teste 48 orë para stërvitjes, pajisje të dezinfektuara dhe deri te ndalimi i të pështyrit janë disa nga masat që priten të aprovohen.

Plani i rinisjes së futbollit në Angli përfshin testimin e të gjithë lojtarëve dhe zyrtarëve 48 orë para se të kthehen në stërvitjen e parë zyrtare. Gjithashtu do të testohen për problemet e mundshme të frymëmarrjes të lidhura me koronavirusin.

Të gjitha topat e futbollit, GPS, flamujt këndorë, rrjetat dhe pajisjet e tjera të përdorura në trajnim duhet të dezinfektohen para dhe pas përdorimit nga stafi, i cili do të veshë pajisje speciale mbrojtëse personale.

Por rregulli që po hap debat është se lojtarët duhet të mbajnë maska ​​gjatë gjithë kohës në stërvitje apo ndeshje. Në qendrën e trajnimit, makinat duhet të parkohen tre hapësira larg njëra-tjetrës. Çdo lloj masazhi për futbollistët është i ndaluar, përveç nëse miratohet nga mjeku i klubit.

Shishet e ujit duhet të lihen në pikat e veçanta të grumbullimit dhe do të jenë të personalizuara. Fillimisht seancat stërvitore do të jenë me vetëm pesë lojtarë për grup. Lojtarëve do t’u caktohen ushtrime individuale deri 15 minuta për t’u nxehur. Lojtarët dhe stafi do të ndalohet të pështyjnë në terren.

Disa ekipe të Premier League tashmë janë rikthyer në kampet e tyre të trajnimit, duke respektuar kushtet e rrepta dhe masat e distancimit social.  Premier League parashikohet të nisë në javën e dytë të qershorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të padisiplinuarit e Premier League

Thyen rregullat, del formacioni Covidiot-11