MENU
klinika

Rinis më 13 qershor?

Premier League, 26 mijë tamponë për futbollistët

29.04.2020 - 12:16

Thuajse 4 milionë paund për 26 mijë tampona me një kosto prej 150 paund secila, që do të kryhen dy herë në javë, për lojtarët dhe stafet e 20 skuadrave të Premier League. Ky është manuali mjekësor i studiuar për rifillimin e kampionatit anglez, që sipas të gjitha gjasave, do të rinisë më 13 qershor.

Më 1 maj do të jetë takimi përfundimtar për të vendosur për rifillimin e futbollit dhe ku do të miratohet edhe protokolli mjekësor. Në Angli po bëhet presion për rimëkëmbjen e biznesit. Tre ekipe londineze rinisën stërvitjen, përkatësisht Arsenal, Tottenham dhe West Ham. Gjithsesi, përgatitjet ishin në grupe të vogla dhe të distancuara.

Për trajnimin në grup duhet të presim deri më 18 maj. Futbolli në Angli u pezullua në 13 mars, disa orë pas njoftimit për daljen pozitiv të trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta. Pandemia deri më tani në Britanë e Madhe u ka marrë jetën 21 mijë njerëzve, por e marta, me 360 vdekje, ishte shifra më e ulët në prill.

Rimëkëmbja e futbollit mbështetet kryesisht nga shqetësimet ekonomike. Në rast të anulimit të futbolli në Angli, klubet do të humbisnin 1.9 miliardë euro, të lidhura kryesisht me këstin e fundit të së drejtës televizive. Janë 10 milionë euro humbje për çdo javë të mos luajtur nga Premier League, pa llogaritur këtu fitimin e munguar nga biletat apo sponsorët e ndryshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të padisiplinuarit e Premier League

Thyen rregullat, del formacioni Covidiot-11


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak