MENU
klinika

Efektet e pandemisë

Klubet angleze zhvlerësohen me 1.8 miliardë paund

11.04.2020 - 20:19

Përpos vlerave të lojtarëve që kanë pësuar rënie të madhe në treg, edhe klubet janë zhvlerësuar ndjeshëm pas pandemisë globale të COVID-19. Ekspertët vlerësues faqes së njohur “Transfermarkt” thonë se vlera financiare e skuadrave të Premier League kanë rënë në total 1.8 miliardë paund.

Arsenali renditet i 6-i për sa i përket skuadrës më të shtrenjtë në Angli, ka rënë nga 636.08 milionë paund në 521.42 milionë (144.66 milionë rënie). Vlera e Mançester United, që renditet i 5-ti, ka rënë nga 718.88 milionë paund në 582.03 milionë (136.85 milionë rënie).

Vlera e Chelseas, që renditet i 4-ti, ka rënë nga 746.15 milionë paund në 611.91 milionë (134.24 milionë rënie). Vlera e Tottenham, që renditet i 3-ti, ka rënë nga 777.15 milionë paund në 629.1 milionë (148.05 milionë rënie).

Vlera e Liverpool, që renditet i 2-ti, ka rënë nga 1.08 miliardë paund në 870.26 milionë (209.74 milionë rënie). Ndërsa vlera e Manchester Cityt, klubi me skuadrën më të shtrenjtë në Premier League, ka rënë nga 1.14 miliardë paund, në 916.92 milionë (223.08 milionë rënie).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN