MENU
klinika

Premier League

Numri i personave që do të jenë në një ndeshje

27.04.2020 - 11:04

Një numër prej 300 personash do të jenë në një ndeshje të Premier League kur të rinisë, gjithnjë pas dyerve të mbyllura. Këtu përfshihen 40 vetë nga dy ekipet, 32 futbollistë dhe 8 persona staf mjekësor.

Do të jenë gjithashtu 12 zyrtarë për ndeshje, 6 deri në 8 personel mjekësor, 3 zyrtarë të Premier League dhe 130 gazetarë nga media të ndryshme, përfshirë fotoreporterë, spikerë dhe analistë sportivë.

Sipas një përllogaritje nga Daily Mail, 210 do të jetë numri i saktë që nuk do të kenë lidhje me ekipet, duke përfshirë këtu drejtorët e klubit, median, personat e sigurisë, stjuardët, stafit tokësor dhe mbeldhësit e topave. Shembulli është marrë nga Bundesliga, që pritet e para të rinisë nga kampionatet e mëdha në Europë.

Shifra prej 300 personash do të jetë kur një ndeshje e Premier League nuk transmetohet drejtpërdrejt. Nëse po, atëherë numri do të rritet me 23. 70 vetë staf të tjerë transmetimi do të nevojiten për ndeshje, por këta të fundit do të jenë jashtë stadiumit.

Po të llogarisim edhe personat që do të ruajnë perimetrin e stadiumit dhe kujdesen për të mos u afruar tifozë, numri maksimal i personave të impenjuar për një ndeshje në elitën e futbollit anglez do të shkojë në 500. Mendohet që Premier League të ristartojë më 8 qershor. Nëse ndodh kjo, kampionati përfundon pak para fundit të korrikut, teksa kanë mbetur edhe 9 javë për t’u luajtur dhe 3 ndeshje të tjera për t’u rikuperuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të padisiplinuarit e Premier League

Thyen rregullat, del formacioni Covidiot-11


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak