MENU
klinika

Mbledhja mes FSHF dhe ekspertëve

Nuk do ketë tamponë, futbolli shqiptar pa një datë

09.05.2020 - 14:03

Nuk ka një datë konkrete për rifillimin e futbollit shqiptar, por e rëndësishme është se jeta sportive po rikthehet. Sot, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, së bashku me Presidentin e Ligës, Edvin Libohova, patën një takim me specialistë të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me rikthimin e futbollit në vend.

Pas takimit, Shulku dhe Libohova kanë theksuar se ka pasur një synim pozitiv për të rikthyer sa më shpejt futbollin në vend edhe pse nuk mund të flitet për data konkrete.

Libohova – “Takimi ishte në nivel teknik, specialistët e Ministrisë dhe Grupi Teknik që vlerëson situatën ka parë materialet që ne i kemi dërguar. Patëm disa diskutime dhe për të sqaruar disa çështje të tjera dhe  të jepet një përgjigje sa i përket masave, protokollit dhe zbatimit të tij në mënyrë që të fillojë kampionati dhe loja sa më shpejtë.

Datë konkrete nuk ka dhe grupi do të punojë, ne e presim sa më shpejt vendimin dhe kjo mund të jetë punë orësh apo ditësh. Sigurisht, duke plotësuar kriteret e kërkuara për të qenë brenda protokollit dhe duke marrë edhe nga eksperienca jashtë. Predispozicioni i Ministrisë dhe Grupit Teknik ishte maksimal për t’u rikthyer sa më shpejt me lojën në fushë”.

Shulku – “Nga grupi ekspertëve ishim të kënaqur, i kanë parë me detaje propozimet dhe kanë disa pikë të paqartë, por ne i diskutuam tani dhe do jenë prapë pjesë e diskutimeve. E përgjithshmja është pozitive dh shpresojë për një përgjigje të shpejtë. Pothuajse, të gjitha klubet i plotësojnë kriteret. Pika e parë që kërkuam është rikthimi në stërvitje dhe klubet i plotësojnë kriteret, për mënyrën si do stërviten dhe si do shkojnë në stërvitje”.

Tampone për lojtarët? – “Nuk do ketë tamponë por do ketë kontrolle”.

Data 18, mos është vonë për të rifilluar stërvitjen? “Ishte një pikë që e diskutuam dhe shpejt do kemi një përgjigje edhe për këtë pikë”, – u shpreh Shulku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN