MENU
klinika

"Qetësia para stuhisë"

Problemet e vërteta të Macron-it nisin tani!

01.05.2020 - 16:12

Sot u bënë 3 muaj mbyllur në apartamentin tim në katin e pestë në Paris.

Siç shkrova gjithë ato javë më parë, menjëherë pasi presidenti Macron shpalli ‘luftën’ e tij mbi koronavirusin, unë mendova se do rrinim mbyllur të paktën gjashtë javë.

Nuk gabova. Unë po pres 11 majin, por nuk mund të them se po numëroj çdo sekondë me një ndjenjë padurimi. Jo se dua të qëndroj i mbyllur por nuk jam i sigurt se jeta do të ndryshojë kaq shumë në një afat të shkurtër pasi të rimarr lirinë time: nuk ka bare ose restorante, pa kinema apo teatër të hapura, asnjë sport dhe asnjë udhëtim më shumë se 100 km. Nuk do të jetë një verë argëtuese.

Prapëseprapë, do të jetë ndjesi shumë e mire të dalësh pa mbushur së pari një formular leje. Jo se ka qenë kaq keq, dhe sigurisht as policia po ashtu.

Disa javë më parë John Humphrys pohoi në Daily Mail se policia franceze kontrollonte shportat e blerjeve të njerëzve të thjeshtë. Nuk e di nga ku i mori informacionet Humphrys, por as kam dëgjuar as lexuar për incidente të tilla.

Unë dyshoj nëse shumica e policisë në Francë kanë bërë ndonjëherë pushime. Ata e meritojnë atë, pas viteve “luftë” me grevistët, islamistët dhe jelekverdhët.

Policia në Francë zakonisht kalon Ditën e majit duke luftuar me anarkistët dhe ekstremistët e majtë. Vitin e kaluar, qindraprej tyre sulmuan katërmbëdhjetë oficerë policie, dhe në 2018 protestuesit e maskuar protestuan dhe dogjën dhjetëra makina.

Përkundrazi, këtë vit një demonstrim në internet është organizuar me sindikata, duke u bërë thirrje anëtarëve të saj të ‘pushtojnë median sociale dhe të bëjnë publik tubimin për një të ardhme që është ekologjike, sociale, feministe dhe demokratike!

Një masë tjetër pas mbylljes e shpallur nga qeveria është mbajtja e detyrueshme e maskave në të gjithë transportin publik dhe taksitë. Ato do të jenë gjithashtu të detyrueshme kur shkollat ​​fillojnë të rihapen nga 11 maji.

Kur filloi mbyllja, pak parisienë u shqetësuan, por tani gati pesëdhjetë përqind e njerëzve që kalojne në rrugë veshin një të tillë.

Në përgjithësi, unë mendoj se është bërë një ‘luftë’ e mirë, në përgjithësi, siç tha javën e kaluar Christophe Castaner, ministri i brendshëm, i cili vlerësoi disiplinën e vendit.

Sidoqoftë, mendoj se problemet e presidentit Macron do të fillojnë tani.

Franca është zhytur në recesion ndërsa PBB-ja e saj ka rënë me 5.8 përqind në tre muajt e parë të vitit 2020, tkurrja më e keqe që nga lufta e dytë.

Gjithashtu aanarkistët, ekstremistët, sindikalistët, oportunistët dhe jelekëverdhët e kanë shfrytëzuar dhe do ta shfrytëzojnë situatën.

President, ju keni fituar ‘luftën tuaj’ por paqja mund të jetë më e vështirë për t’u menaxhuar.

Gavin Mortimer është një shkrimtar, historian dhe konsulent televiziv.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Spectator/ konica.al