MENU
klinika

Arabët po blejnë klubin francez

PSG pritet të ketë një rival të denjë në Ligue 1

10.05.2020 - 11:48

PSG po dominon në Francë me titujt radhazi të fituar dhe me kupat gjithashtu, por pritet që sezonin e ardhshëm të ketë një rival shumë të fortë, Olimpique Marseille, një është një nga klubet më të mëdha franceze, i vetmi që ka një trofe të Champions League nga Franca.

Marseille dy dekadat e fundit nuk e ka pasur atë shkëlqimin e dikurshëm. Raportohet se sheiku Al Waled Bin Talal ka shfaqur interes për të marrë në pronësinë e tij pikërisht Marseille, ku ka premtuar se do të bëjë investime të mëdha.

Princi i familjes mbretërore në Arabinë Saudite, që cilësohet si një nga më të pasurit në vendin e tij dhe jo vetëm,  ka nisur negociatat me pronarët aktualë të Marseille dhe shumë shpejt pritet ta marrë klubin në duar e tij, për të synuar më pas edhe sukseset, që tifozëve iu kanë munguar në vitet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN