MENU
klinika

Gati që këtë vit

Rama në stadiumin e Kukësit: Mbajmë zotimin

08.05.2020 - 13:48

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka inspektuar ditën e sotme punimet në stadiumin e Kukësit. Pritet që impianti i ri të jetë gati për sezonin e ri, në mënyrë që skuadra verilindore të ketë mundësinë të luajë pranë tifozerisë së tyre.

Një fakt, të cilin Kukësi e ka vuajtur jo pak në këto dy sezonet e fundit, pasi shtysa e mbështesve është një forcë e madhe për të ndihmuar ekipin në objektivat e saj.

“Jo vetëm një stadium i ri i denjë për sportdashësit e për skuadrën që lufton rregullisht për fronin kombëtar të futbollit, po edhe një qendër e re graviteti e zhvillimit social të një komuniteti, ku zotimet e mbajtura po rilindin shpresën tek e ardhmja, që do të marrë formë me projekte të mëtejshme të Rilindjes Urbane dhe Ekonomike të Kukësit e të krejt qarkut verilindor”, – ishin fjalët e Edi Ramës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN