MENU
klinika

Gjendja e bursave Gjermani dhe Francë

RT/ Tensionet e zjarrta SHBA-Kinë godasin tregjet evropiane

04.05.2020 - 12:08

Tregjet në Evropë ndoqën bashkëmoshatarët e tyre aziatikë, duke pësuar humbje të mëdha në hapjen e së hënës, pasi Uashingtoni vazhdon të gjëjë fajin për shpërthimin e koronavirusit në Kinë.

Tregjet e aksioneve në Gjermani dhe Francë u zhytën në tregtimin e parë të këtij muaji, pasi ato u hapën pas festës së Ditës së Punës. CAC 40 i Francës drejtoi humbjet, duke rënë gati katër përqind, ndërsa DAX i Gjermanisë nuk ishte shumë më i lartë pasi humbi mbi tre përqind.

Tregu britanik i aksioneve, i cili ishte një nga të paktët e hapur më 1 maj, zgjati humbjet e javës së kaluar, duke rënë për më shumë se dy përqind.

Tregtimi i aksioneve në Bursën e Moskës ndoqi trendin negativ në hapjen e së hënës. Indeksi kryesor MOEX ishte poshtë më shumë se një përqind, ndërsa indeksi i dollarit RTS humbi gati tre përqind me aksionet e kompanive të naftës që morën hitin më të madh.

Përplasja midis SHBA dhe Kinës është parë një nga arsyet kryesore pas humbjeve në tregjet e aksioneve në të gjithë globin. Që nga fundi i javës së kaluar, Uashingtoni ka ngritur akuza kundër Pekinit për rolin e saj në pandeminë e koronavirusit dhe duke menduar goditjen e vendit me tarifa të reja ndëshkuese.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shifrat e kuqe" mbulojnë ekranet

CNBC/ Bursat europiane “humbasin kontrollin”


Kushtet që duhet të plotësohen

Pensionet familjare, kush përfiton?

Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë

Si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes