MENU
klinika

Presidenti i Prishtinës

Shembulli nga Kosova, Ejupi siguron 11 mijë teste

11.05.2020 - 14:30

Presidenti i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi, deklaroi se ka siguruar kryerjen e 11 mijë testeve anti-koronavirus për futbollistët dhe punonjësit e futbollit në Kosovë. Biznesmeni i njohur bëri me dije se po punon gjithashtu që të sigurojë dhe 20 mijë testime për qytetarët e Kosovës.

“Jemi angazhuar të sigurojmë 11 mijë teste për COVID-19 për futbollin.  Jemi konsultuar me të gjithë, pa dashur të bëjmë ndonjë gabim. Një mijë teste do t’i dedikohen Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kurse për futbollin do të ketë mjaftueshëm.

Edhe me dy afaristë të mëdhenj që janë në Gjermani do të arrijmë të sigurojmë rreth 20 mijë teste. Një pjesë e testeve kanë arritur, dhe një pjesë e testeve do të vijnë më pas”, – u shpreh presidenti i Prishtinës Remzi Ejupi.

Teksa në Shqipëri është përjashtuar përdorimi i tamponëve pas takimit të fundit mes FSHF-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Kosova hedh një tjetër hapa përpara garantimit të rifillimit të aktiviteteve futbollistikë. Parlamenti i Kosovës miratoi një fond prej 5 milionë eurosh për të ndihmuar financiarisht sportistët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-kapiteni kujton ndeshjen me Serbinë

Cana: Kam humbur miq nga virusi COVID-19