MENU
klinika

Ish-kapiteni kujton ndeshjen me Serbinë

Cana: Kam humbur miq nga virusi COVID-19

13.04.2020 - 11:37

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka treguar në një intervistë për “Klan Kosova”, se nga koronavirusi ka humbur miq të afërt, siç ishte ish-presidenti i Marseille dhe një në Londër, i cili njihej edhe nga komuniteti shqiptar. Ndër të tjera, kapiteni legjendar i kombëtares, thekson se ndeshjes ndaj Serbisë në Beograd, nuk do t’i hiqte asnjë presje.

COVID-19 – “Kam humbur miq të afërt nga ky virus. Ka vdekur ish-presidenti i Marseilles, me të cilin kam pasur një afërsi të madhe. Gjithashtu, edhe një mik në Londër, i cili njihet mjaft shumë nga komuniteti shqiptar në Londër. Shihet se ky virus është duke u përhapur me të madhe”.

SITUATA – “Është periudha më e vështirë që prej Luftës së Dytë Botërore, kjo situatë është tejet e rëndë. Më duket një gjendje shokuese, humbin jetën shumë persona nga ky virus. Por, populli është i bashkuar. Nuk i kam dëgjuar italianët ta këndojnë himnin përveç në futboll, por kjo po ndodhë edhe tani. Njerëzit po mundohen të jenë sa më të ndërgjegjshëm”.

DUELI ME SERBINË- “Nuk e kam kujtuar të them të drejtën, por ma kujtojnë të tjerët. Kjo situatë kishte marrë jehonë të madhe asokohe. Në përgjithësi është një histori me të mira dhe të këqijat e veta. Nuk e kisha ndryshuar për asnjë presje”.

FAMILJA- “Djalin e kam 4-vjeçar dhe duhet ta mbajë me aktivitete. Luajmë nganjëherë futboll në shtëpi, ku edhe kemi thyer dy llampa, por situata është mirë pasi s’na ka bërtitur nëna. Ajo që më mungon është që nuk po mundem të dalë në park me fëmijët, si dhe të bëjë aktivitete tjera”, – u shpreh ndër të tjera Lorik Cana.