U desh një sallë gjyqi për të nxitur Angela Merkel për të bërë një nga lëvizjet e saj më të guximshme në 15 vjet si kancelare gjermane: të propozojë para për ekonomitë më të dobëta të Bashkimit Evropian.
Merkel ishte tashmë e shqetësuar për të ardhmen e Unionit pasi pandemia e koronavirusit goditi Evropën në shkurt, duke shkaktuar vdekje dhe shumë problem ekonomike.
Por ishte vetë Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ajo që ndryshoi situatën, thanë burimet. Vendimi i saj më 5 maj sfidoi besimin e BE-së në Bankën Qendrore Evropiane (ECB) për të mbrotjur ekonomitë e anëtarëve të saj më të dobët, dhe qeverisjen e BE.
Deri atëherë, Merkel kishte kundërshtuar një propozim të Presidentit Francez Emmanuel Macron për një fond të Rimëkëmbjes që do të detyronte, për herë të parë, të 27 vendet anëtare për borxhin e përbashkët.
“Fillimisht ata mbanin qëndrime krejt të ndryshme,” tha një diplomat i lartë. “Ata rishikuan rrezikun e ndarjes në BE. Por atëherë erdhi vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Merkel … tha: “Varet nga ne, qeveritë”.
Një seri thirrjesh video midis Merkel dhe Macron çuan në një plan që Komisioni Evropian, ekzekutivi i BE, të huazojë 500 miliardë euro (550 miliardë dollarë) si borxh të përbashkët dhe t’i transferojë në rajone dhe industri të prekura më shumë.
Vendimi i gjykatës në fuqi i bëri qeveritë e BE-së të financojnë çdo përgjigje fiskale.
Udhëheqësit Evropian janë dakord se, nëse nuk arrijnë të shpëtojnë ekonomitë tani në rënie, ata rrezikojnë diçka më të keqe se kriza e borxhit 10 vjet më pare, e cila ekspozoi defektet, nxiti euroscepticizmin dhe kërcënoi eurozonën.
Bashkim vetëm në emër?
Pandemia ka penguar rikuperimin e disa vendeve të BE-së. Borxhi i Italisë po shkon drejt 170 përqind të prodhimit kombëtar, Greqia po humbet fitimet dhe, në të gjithë jugun, një kolaps në turizëm kërcënon miliona vende pune.
Por, ngadalësia fillestare e anëtarëve për të shpërndarë pajisje mjekësore dhe gatishmëria për të mbyllur kufijtë e tyre, dukej se treguan rëndësinë e Brukselit kur interesat kombëtar janë në diskutim.
Ministrat e financave ranë dakord më 9 prill për një plan shpëtimi të gjerë në BE, me vlerë gjysmë trilionë euro, por ishte shumë pak për të financuar rimëkëmbjen afatgjatë. Berlini këmbënguli se çdo plan rimëkëmbjeje duhet të përbëhet nga kredi afatshkurtra, të ripagueshme.
Pastaj Merkel dhe Macron filluan të flasin.
“Merkel u ndërgjegjësua gjithnjë e më shumë se po e bënte Evropën të dukej vërtet e keqe,” tha një zyrtar i BE.
Por marrëveshja lë të kuptohet se të dy anëtarët themelues mund të ruajnë ende qëndrueshmërinë e BE-së.
Komisioni, i cili paraqet propozimin e vet më 27 maj, e mirëpriti iniciativën, por marrëveshja nuk është bërë ende.
Për tu miratuar, ajo ka nevojë për mbështetje nga të gjitha 27 kryeqytetet, dhe udhëheqësi i Austrisë tashmë ka thënë se ai, së bashku me Hollandën, Danimarkën dhe Suedinë, do të ofrojë vetëm kredi, jo grante.
Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters/ konica.al