MENU
klinika

Nga Financial Times

Si Merkel ndryshoi mendje për 500 miliardë eurot…

22.05.2020 - 15:08

Kur kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi një nga kthesat më të mëdha të karrierës së saj këtë javë, deklarata ishte njëherësh “e prerë” dhe e papritur.

Të hënën, ajo dhe presidenti francez Emmanuel Macron zbuluan një propozim për një “fond rimëkëmbjeje” të BE 500 miliardë euro për të ndihmuar ekonominë evropiane të rimëkëmbet pas dëmeve të shkaktuara nga koronavirusi.

Politikanët dhe analistët thonë se plani, sipas të cilit Komisioni Evropian do të huazojë para për të mbështetur buxhetet e vendeve anëtare të goditura, mund të shënojë një pikë kthese në historinë e BE-së.

Të dy udhëheqësit dhe presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tani do të përfundojnë punën e tyre duke bindur të ashtuquajturin Frugal Four(Austri, Danimarka, Hollanda dhe Suedi) për të mbështetur propozimin. Por partneriteti franko-gjerman i mëparshëm, i ringjallur, mund të jetë një bindës i fuqishëm.

Sipas një zyrtari të lartë gjerman, “momenti i llogaritjes” kishte ardhur gati dy javë më parë, më 5 maj, kur gjykata kushtetuese e Gjermanisë në Karlsruhe kishte hedhur dyshime mbi ligjshmërinë e programit të blerjes së bonove të Bankës Qendrore Evropiane.

Vendimi i gjykatës nënvizoi nevojën për mbështetje buxhetore, si dhe mbështetje monetare për anëtarët më të prekur të BE-së.

Sidoqoftë, me panin e fundit, edhe aleatët më të afërt ishin të shtangur. Për Gjermaninë, kjo nënkupton shumë transferime fiskale nga vendet më të pasura në vendet më të varfëra të BE-së, tabu në Berlin.

Presidenti francez, gjithashtu, e mësoi vetëm pak para videokonferencës së tyre të përbashkët të hënën se Merkel ishte e gatshme të shpërndante 500 miliardë euro si grante, sipas zyrtarëve në tre kryeqytete evropiane.

Përveç vendimit të gjykatës në Karlsruhe, faktori tjetër që ndikoi në ndryshimin e pozitës së zonjës Merkel ishte ndikimi ekonomik i vetë pandemisë.

kolana e librave

Më 25 mars, nëntë qeveri publikuan një letër të përbashkët që kërkonte lëshimin e borxhit të përbashkët evropian. “Ne duam ta përdorim këtë krizë për të shkuar një hap më tej në drejtim të solidaritetit,” tha një zyrtar francez.

Tre javë më vonë, Macron paralajmëroi në një intervistë për Financial Times se eurozona dhe e gjithë “ideja Evropiane” mund të merrnin fund nëse BE nuk krijonte një fond për të ndihmuar vendet më të prekura.

Deri atëherë, Olaf Scholz dhe Bruno Le Maire, ministrat gjermanë dhe financave të Francës, kishin kërkuar të bindnin kolegët e tyre në eurozonë që të binin dakord për një paketë fillestare prej 540 miliardë eurosh masash për luftimin e krizës.

Sidoqoftë, Macron, dhe Merkel, e kuptuan që duhej më shumë. Të hënën, Merkel tha se ndikimi ekonomik i virusit ishte aq i madh sa që mund të “rrezikojë kohezionin e Bashkimit Evropian”.

“Shqetësimi i madh është se kriza ekonomike do të shkatërrojë tregun e vetëm evropian dhe madje do të kërcënojë të ardhmen e BE-së,” tha një këshilltar i vjetër i CDU-së së Merkel, duke shtuar se kancelarit i duhej një “gjest i shkëlqyer” për të provuar që ajo nuk i kishte braktisur kombet e Evropës Jugore të prekura më shumë nga virusi.

Më 23 Prill, një samit i BE ra dakord në parim për një plan për krijimin e një fondi të rimëkëmbjes. Në javët që pasuan, Von der Leyen diksutoi vazhdimisht për mënyrën e strukturimit të saj. Fundjavën e kaluar, ajo foli me më shumë se 20 kryeqytete në telefon duke kërkuar të lehtësonte rrugën për një marrëveshje.

Por ishte vendimi i gjykatës në Karlsruhe ai që ndryshoi ekuilibrin për Merkel, sipas zyrtarëve në Berlin dhe Paris.

Më në fund, të hënën, njoftimi u bë. BE, tha Merkel, po përballet me “sfidën më të rëndë në historinë e saj”. “Shteti i vetëm nuk ka të ardhme.” Ishte lloji i gjërave që thotë Macron. Por të hënën ishte zonja Merkel ajo që e tha atë

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ Konica.al