Përpjekjet e Kinës për t’iu shmangur përgjegjësisë për pandeminë koronavirus përmes një fushate propagandistike globale duket se po i bën po aq dëm, sa dhe mirë Pekinit.
Përpjekjet e zyrtarëve qeveritarë dhe mediave shtetërore për t’ia hedhur fajin Shteteve të Bashkuara ose vendeve të tjera perëndimore për origjinën dhe përhapjen e virusit kanë shkaktuar reagime nga më të ndryshmet; dërgesat e furnizimeve humanitare kanë bërë që shumë të flasin për cilësinë e dobët të tyre.
Në vend që të tërhiqej, regjimi i Presidentit Xi Jinping është kthyer tek një taktikë e njohur: ngacmimi.
Diplomatët e saj po kërkojnë që qeveritë ta lavdërojnë Kinën për trajtimin e epidemisë apo censurës, dhe ato po kërcënojnë me pasoja nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.
Në mënyrë shqetësuese, kjo taktikë duket se po funksionon me Bashkimin Evropian.
Javën e kaluar, një njësi brenda Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian të përkushtuar për të gjetur dezinformimin publikoi një raport për Covid-19 që përshkruan propagandën kineze dhe ruse. Ndër të tjera, tha “Kina ka nisur të zhvillojë një fushatë globale dezinformimi për të mos pranuar fajin për shpërthimin e pandemisë dhe për të përmirësuar imazhin e saj ndërkombëtar”.
Kur një pjesë e raportit u shfaq në Politico, zyrtarët kinezë reaguan. Sipas Financial Times, dy zyrtarë të ministrisë së jashtme kërkuan të flisnin me Ambasadën e Bashkimit Evropian në Pekin, ndërsa një i tretë kontaktoi selinë diplomatike të BE-së në Bruksel. Ata kundërshtuan raportin që thoshte se qeveria kineze po përhapte dezinformimin; Financial Times raportoi se një zyrtar i lartë i tha ambasadorit të BE në Pekin se “nëse BE do të ndiqte SHBA-në në sulemet ndaj Kinës, do të tërhiqej ashtu si SHBA. ”
Reagimi i Brukselit ishte i jashtëzakonshëm. Sipas New York Times, një ndihmës i diplomatit të lartë të B , Josep Borrell, i tha njësisë së dezinformimit të rishikojë raportin e saj në mënyrë që të përqEndrohet më pak tek Rusia dhe Kina. S’ka dyshim se kur u postua përfundimisht të premten, nuk flitej më për “fushatën globale të dezinformimit” të Kinës, si dhe për një përpjekje të ambasadorit kinez në Paris për të diskredituar përgjigjen e Francës ndaj pandemisë.
Fushata e regjimit Xi për të shtypur raportimin dhe komentimin perëndimor është duke u përshkallëzuar.
Kohët e fundit dëboi gazetarët nga The Post, New York Times dhe Wall Street Journal. Diplomatët e saj kërkuan një deklaratë publike nga qeveria gjermane ku lavdëronte menaxhimin e koronavirusit.
Ambasadori i saj në Australi kërcënoi vendin me një bojkot ekonomik nëse qeveria nuk ndal hetimin mbi origjinën dhe trajtimin e Covid-19 në Kinë.
Përgjigja ndaj një sulmi të tillë nuk mund të jetë censura.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al