MENU
klinika

Vëllai i portierit: Gënjeshtra!

Strakosha e Ibra të dëmtuar apo të infektuar?

26.05.2020 - 12:57

I trembeshin të gjithë dhe në fakt kështu ndodhi! Rikthimi në fushën stërvitore ka shkaktuar problemet e para tek lojtarët elitarë të futbollit Europian. Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, u dëmtua para pak ditësh, duke ngritur dyshime se do të jetë në fushë në takimin e parë pas karantinës.

Klubi e ka cilësuar dëmtimin si të rikuperueshëm, por në Itali kanë nisur të aludojnë për një tjetër shkak. Ish-sulmuesi i Torinos dhe Barit, Massimo Brambati, ka deklaruar se klubi po e fsheh të vërtetën dhe se “gardiani” kuqezi është i infektuar nga Covid-19.

Madje ai shkon edhe më tej, teksa shton se me virusin e ri është i infektuar dhe një futbollist i Milan-it, Franck Kessie. Mesfushori gjendet larg fushave të lojës për shkak dëmtimi dhe në infermieri i është bashkuar dhe sulmuesi Zlatan Ibrahimovic.

Stafi mjekësor i kuqezinjve njofton se suedezi është i dëmtuar në thembër, por nëse Kessie është i infektuar me Covid-19, nuk përjashtohet mundësia që t’ia ketë ngjitur dhe Ibrahimovic-it. Gjithsesi, konstatimi mbetet ende në kuadër të thashethemeve dhe shpresojmë që të dy lojtarët t’i shikojmë sa më shpejt në fushën e blertë.

Dimitris Strakosha, vëllai i Thomas, nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Brambatit, duke thënë se duhet t’i vijë turp që thotë gënjeshtra: “Duhet të keni turp për përhapni gënjeshtra dhe nëse nuk do të respektonim moshën tuaj, unë personalisht do t’ju padisja për informacion të rremë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN