Të enjten e 28 majit Kryeministri i Italisë do të shpallë datën e rifillimit të ndeshjeve zyrtare të Serie A. Dy janë datat më të mundshme, 13 qershori dhe 20 qeshori. Teksa prej disa ditësh skuadrat stërviten në fushë në grupe, Federata, Lega dhe klubet dëshirojnë të nisin më 13 qershor dhe kjo e ka një arsye.
Liga e Serie A propozon që më datën 13 qershor të rinisë gjithçka me 4 ndeshjet që u shtynë më 23 shkurt, konkretisht Inter-Sampdoria, Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Torino-Parma. Më pas, duke filluar që prej datës 20 qershor, do të vijohet me të gjithë ndeshjet e tjera, nga java e 27 deri në të 38-n, me shpresën për të mbyllur rregullisht në fushën e lojës sezonin 2019-2020, ashtu siç shumica e klubeve duan.
Ky propozim i Ligës së Serie A e ka një qëllim. Gjithçka ka të bëjë me një situatë tjetër të jashtëzakonshme që kampionati të ndërpritej në mes. Por nëse do të luheshin 4 ndeshjet e prapambetura, për dy skenaret e play-off do të ishte më e lehtë, pasi renditja do të ishte me numër të barabartë ndeshjesh.
Ose, në rastin më të keq të mundshëm që Serie A të mbyllej në tavolinë, edhe verdiktet do të jepeshin me numër të barabartë dhe kështu që ankesat do të ishin më të pakta. Tashmë topi është në anën e Qeverisë Italiane.