MENU
klinika

Bundesliga, java 28

Wolfsburg shkatërron Leverkusen, paqe në dy tjerat

26.05.2020 - 21:39

Pas dy fitoreve radhazi, Bayer Leverkusen ka humbur keq në shtëpi ndaj Wolfsburg, që arrin të triumfojë në shifrat 1-4. Leverkusen mbetet në vend të katërt, por rrezikon ta humbë atë nesër kur të luajnë rivalët.

Ekipi vendas e mbylli pjesën e parë në humbjen -0-1, pasi Pongracic shënoi në të 43′. Arnold dyshoi shifrat në të 64′, Steffen në të 68′ dhe ishte sërish Pongracic që i vuri vulën me golin e katërt. Vendasit ngushtuan shifrat në minutën e 86′, por një gol që vlen vetëm për statistikë.

Në dy ndeshjet e tjera ka pasur barazime, por spikat ai mes Eintracht Frankfurt dhe Freiburg, që u mbyll me 6 gola dhe në barazim 3-3. Amir Abrashi zëvendësohet në fund për ekipin e Freiburg. Ndërsa ndeshja tjetër Ëerder Bremen-Monchegladbach përfundoi 0-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN