MENU
klinika

Rezultati i studimit nga mjekët italian

Zbulohet ilaçi që bllokon infeksionin nga koronavirusi brenda 48 orësh

09.05.2020 - 12:47

Në Itali një grup mjekësh në spitalin San Raffaele në Milano kanë testuar te një pacient në gjendje të rëndë prej infeksionit nga koronavirusi një ilaç eksperimantal i quajtuar ‘amy-101’, dhe që sipas mjekëve i përket “frenuesve të komplementit”. Ilaçi plotësues është një grup i proteinave të përdorura nga sistemi imunitar për të luftuar viruset dhe bakteret.

Mjekët, të cilët e treguan rastin në një studim, i dhanë ilaçin eksperimental dhe pas 48 orësh nga fillimi i trajtimit, “pacienti tregoi një përmirësim të dukshëm në të gjithë parametrat jonormal që pati në fillimin. Pastaj ai nuk pati më nevojë për aparatin e oksigjenit dhe nisi të merrte frymë në mënyrë autonome pas rreth dhjetë ditësh trajtimi me ‘amy-101’.

Pacienti ishte ndër personat më të rrezikuar me sëmundje të ndryshme, përfshirë hipertensionin, veshkat dhe hiperkolesteroleminë. Burri, i shtruar në spital për një operacion, ishte diagnostikuar me pneumoni, e cila rezultoi se ishte pasojë e infeksionit Covid-19.

Rezultatet e studimit mbi pacientin e parë që iu dha ilaçi eksperimantal janë pozitive dhe “tregojnë se ‘amy-101’ ka potencialin e një terapie të re anti-inflamatore në Covid-19 dhe hap rrugën për studime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

"Të mos e paguajmë arin me të vërtetën!"

“Shkenca në stres”, fake news në garë me rezultatet