MENU
klinika

Serie A, Java 29

Ronaldo rikthehet me supergol, Juve mposht Genoan

30.06.2020 - 22:44

Juventus ka vuajtur vetëm në pjesën e parë në transfertë me Genoan, ndërsa në të dytën fitoi 3-1. Një sukses që mban bardhezinjtë në krye, +4 pikë nga Lazio e vendit të dytë.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 50-të. Bardhezinjtë kanë arritur të çajnë mbrojtjen vendase me Paulo Dybala. Joya ka bërë gjithçka vetë dhe ka realizuar një gol magjik.

Juventus ka dyfishuar avantazhin ndaj Genoa-s gjashtë minuta pas golit të parë të realizuar nga Dybala. Këtë herë autori ishte Cristiano Ronaldo, i cili ka realizuar një gol të çmendur në minutën e 56-të. I 24-i këtë sezon në Serie A. Portugezi ka mposhtur Perin me një predhë të frikshme nga distanca.


Douglas Costa ka trefishuar në 73’, duke e bërë edhe më të lehtë suksesin bardhezi. Genoa ka ngushtuar në 1-3 tri minuta më pas me Pinamontin, por vetëm kaq. Juventus vijon marshimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN