Disa nga krerët Arbërorë (të ashtuquajtur Arvanitas, në gjuhën greke), që udhëhoqën luftën antiosmane të vitit 1821.
Shumica e krerëve patriotë, janë nga Çiamëria. I pari është Marko Boçari nga Çameria, më trimi i atyre viteve, i kombit shqiptar.
Kërkime historike nga: Gazmir Mece
Anastas Çamadhoj
Marko Boçari
Andrea Mjauli
Jorgo Shahturi
Odhise Verushi (Ndreco)
Nikollë Tombazi
Kiço Xhavella
Jorgo Kundurjoti
Andrea Zajmi
Kristo Fotomarra
Noti Boçari
Llazar Kondurioti
Laskarina Bubulina
Dhimtri Plaputa
Kardhiqot Griva
Zoi Pano
Haxhi Mihal Dalani
Panajot Dangëlliu
Nikoll Kryezoti
Diamant Zerba
Jani Mamurri
Jorgo Drako
Tushë Boçari
Llambro Bejko
Andon Kryeziu
Jani Gura
Dhimitër Bullgari
Athanas Dhjako
…………………….
……………………
(Emrat nuk kanë fund)
Mes tyre, spikati për trimëri dhe mençuri, Kollkotroni, i njohur ndryshe edhe si “Plaku i Moresë”, lindur më 3 prill 1770, në Mesininë e vjetër. Gjithë jeta e Kollokotronit rrjedh midis arbërorëve, qofshin myslimanë apo të krishterë. Kollokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin dhe me një mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarët e Kolokotronit ishin arbëror ose nga Morea, ose nga Çamëria. Epiteti Kolokotron është përkthimi i saktë i shprehjes arbërore “Byth-Guri” dhe iu dha së pari gjyshit të tij, Janit.Me prejardhje arvanitase Greqia ka pasur 9 kryeministra, 1 president dhe 1 diktator (Gjeneral Theodor Pangalo, 1878–1952). Kolokotroni u bashkua me kryengritësit e Moresë (Peloponez) që kur ishte 14 vjeç; një vit më vonë, ai bëhet “kapetanios” i çetës së tij. Pastaj, Kolokotroni shpallet në kërkim nga osmanët dhe ikën në ishujt e Jonit. Më 1809 i bashkohet këmbësorisë greke në ushtrinë britanike që luftonte kundër ushtrisë perandorake të Napoleonit në ishujt e detit Jon.Gjatë kësaj kohe, Kolokotroni ndikohet nga idetë e Revolucionit Francez dhe nga Napoleon Bonaparti. Në autobiografinë e tij Kolokotroni shkruan: “Sipas gjykimit tim, Revolucioni francez dhe veprat e Napoleonit i hapën sytë botës. Më parë, kombet nuk dinin asgjë për veten dhe njerëzit mendonin se mbretërit ishin perëndi mbi tokë dhe çdo gjë që ata bënin ishte e përkryer”.
Poema greke “Thourios” (Thirrja) nga poeti i rilindjes greke të shekullit të 18-të – dhe hero kombëtar grek, Rigas Feraios lindur në Tërhallë, më 1757 – 1798, përfshin një thirrje për arvanitasit që jetonin në atë kohë në mbarë Greqinë, për t’u bashkuar kundër sundimit osman. Dhe arvanitasit iu përgjigjën “thourios”; në fakt, gjatë luftës greke për pavarësisë, arvanitasit luajtën rol të rëndësishëm – shumë prej tyre njihen sot, si heronj kombëtarë grekë (Kundurioti, Xhavella, Kollokotroni, Boçarët, Bubulina, Miauli, etj., si më sipër.
Në shtator të 1833, Kollokotronin e burgosin në Fregatën detare greke dhe kërkonin dënimin e tij me vdekje. Në kujtimet e tij Kollokotroni, me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve. Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrijnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë…”. Avokati mbrojtës Klonari – tha në fjalën e tij. “Deri kur zotërinjë gjykatës, do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshëm kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë..?” Kollokotroni pas daljes nga burgu u vra në pabesi, si shumë heronj arbërorë të kryengritjes së vitit 1821.
Nga ana tjetër, bazuar mbi shumë dokumenteve historike, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790, në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si: Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i Kryengritjes të 1821, Noti Boçari, i cili ka lindur në Sul në vitin 1759. Ai është ministri i parë i Mbrojtjes i shtetit grek, dhe vdiq më 1841.
Që një pjesë e popullsisë së suljotëve janë çamë, këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik: “Suljotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”.
Ndërsa studiuesi Ciapolini thotë: “Suljotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është shqipja e dialektit të Çamërisë”.
Suljoti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më të rëndësishëm, të Kryengritjes së vitit 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por ai kishte një aftësi të madhe dhe një dëshirë të admirueshme për shkrim e këndim. Duke qenë se suljotët ishin të njohur për trimëri e një guxim të pashembullt në luftëra, ëndrra e Markos ishte që Suli të ishte i pavarur dhe të jetonte në një shoqëri të lirë e të drejtë. Shqiptarët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerrjes së vlerave tradicionale e të bashkësisë.
Kur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famshmin “Fjalorin dygjuhësh i greqishtes dhe shqipes së thjeshtë”(Λεξικον τις Ρομαικης και Αρβανιτικης απλησ), 1809, të cilin e shkroi vetë me ndihmën e babait të tij, Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait, Noti Boçari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij, Kristaq Kallogjeri nga Preveza.
Përfundimi i këtij fjalori ishte i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vetë, përpjekje të mësojnë suliotët greqisht dhe të merren vesh me grekët.
Sido që të jetë puna, fakt është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore, që krijoi një vepër gjuhësore dhe kulturore, si rrjedhim, me të drejtë, Marko Boçari mund të quhet realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqiptar. Fjalori i Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas dorëzimit të armëve duhet t’i përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë.
Fjalori ka rëndësi të veçantë, se shpreh shumë elemente të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik, për të afruar shqiptarët me grekët.
Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se tregtia në zona të gjera të Ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dygjuhësh, me qëllim që shqiptarët, në njëfarë mënyre ishin të detyruar të mësonin greqishten, që po fitonte terren si gjuhë e tregtisë në Ballkan.