MENU
klinika

Lewandowski arrin në 45 gola

Bayern Munchen kalon në finalen e Kupës

10.06.2020 - 21:41

Bayern Munchen-Bayer Leverkusen është finalja e këtij viti e Kupës së Gjermanisë, që do të luhet më 4 korrik në Berlin. Bayern fitoi 2-1 në gjysmëfinale në “Allianz Arena” ndaj Eintracht Frankfurt, teksa mbrëmë ishte kualifikuar Leverkusen.

Vetëm 14 minuta i kanë mjaftuar Bayern që të kalojë në avantazh. Goli është realizuar nga Ivan Perisic, i cili ka mposhtur portierin kundërshtar me një goditje fluturimthi me kokë. Një gol që i mungonte shumë kroatit, i cili nuk shënonte që nga 19 janari.

Bayern dominoi në pjesën e parë totalisht, por goli i dytë nuk erdhi. Në pjesën e dytë Eintracht Frankfurt bëhet më i rrezikshëm dhe në 70’ da Costa barazon shifrat. Ishin minuta të mira për Frankfurt, që mund të kishin shënuar sërish.

Por Bayern menjëherë organizohet mirë dhe Lewandowski shtyn topin në rrjetë. Në fillim ka pozicion jashtë loje, por pas VAR, akordohet i rregullt. Goli i 45-të për polakun këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Lewa humb një rast të artë në fund, gjithsesi, Bayern kalon në finale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN