MENU
klinika

Formula 1

Bottas sfidon edhe Hamilton: Shpallem kampion!

13.06.2020 - 19:54

Më 5 korrik starton sezoni i ri i Formula 1. Një kampionat i cunguar do të jetë dhe ndoshta do të zhvillohet vetëm në Europë. Mercedes ka disa ditë që ka zbritur në pistë duke bërë prova në Silverstone, ku protagonist është edhe Valtteri Bottas, që beson se është gati për të sulmuar titullin për vitin 2020.

30-vjeçari finlandez është i bindur se tani ka gjithçka çfarë i nevojitet për të sfiduar shokun e tij te skuadra Mercedes, kampionin në fuqi Lewis Hamilton, për titullin botëror në këtë sport.

Bottas shpjegoi për SkySports se kjo kohë e papritur dhe e pazakontë shkëputjeje i ka bërë vërtet mirë dhe i ka shërbyer së tepërmi, mbi të gjitha në aspektin psikologjik, pasi ndodh fare rrallë që një pilot të ketë kaq shumë kohë të lirë në dispozicion për të provuar diçka të ndryshme dhe për t’u marrë me gjëra të tjera.

Prej vitesh Bottas është pilot i dytë i Mercedes. Viti më i mirë për të në karrierë konsiderohet ai i kaluar, pasi Bottas u shpall nënkampion bote, me 87 pikë më pak pas shokut të tij të ekipit Lewis Hamilton, që dominoi edicionin e shkuar, duke fituar 11 nga 21 garat e zhvilluara.

Tani Bottas beson se ka ardhur koha për të sfiduar pikërisht kolegun e tij te skuadra Mercedes. Valtteri Bottas beson se sezoni i sivjetshëm në Formula 1 do të jetë tepër i veçantë, për shkak të rrethanave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm në Europë do garohet?

Formula 1 anulon përfundimisht 3 gara

Nga 4 korriku, deri më 6 shtator

Formula 1 konfirmon kalendarin e 8 garave


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak