MENU
klinika

“Ankandi” i Veronës

Çështje orësh për Kumbullën, Lazio apo Inter?

30.06.2020 - 11:23

Lazio nuk heq dorë nga Marash Kumbulla. Edhe klubi ku militon mbrojtësi shqiptar, Verona, për arsye buxhetore, kërkon ta shesë menjëherë dhe po bën presion madje të klubi bardhekaltër për të nxituar në përfundimin e marrëveshjes.

Takimi mes presidentit të Lazios, Lotito, dhe homologut të tij te Verona, Setti, u duk fytdhënës, ku kryeqytetasit ofruan afro 30 milionë euro, 20 milionë në dorë dhe futbollistë në shkëmbim, ku dy nga emrat ishin shqiptarë, Valon Berisha dhe Riza Durmishi.

Por duket se Verona kërkon që afera të mbyllet me 35 milionë euro. Dhe së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Andre Anderson, 20-vjeçari brazilian i Lazios që ka luajtuar edhe me moshat e Italisë.

Drejtuesit e klubit veronezë duket se po bëjnë lojë të dyfishtë. Ata do të takohen edhe me përfaqësuesit e Interit për të kuptuar se cila do të jetë oferta e tyre e re. Pak javë më parë Setti refuzoi 18 milionë euro dhe kartonin e Salcedos.

Verona është në pritje të ndonjë oferte tjetër zyrtare nga ana e Interit, klub që e ka kërkuar prej kohësh mbrojtësin shqiptar. Vetë lojtari nga ana e tij duket se i ka dhënë fjalën Igli Tares, por në këtë tratativë duhet bindur edhe Verona, që me sa duket, kërkon të përfitojë sa më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN