Ju kujtohet fotografia e vogëlushit nigerian, që preku gjithë botën me realitetin e tij absurd? Turistja daneze Anga Redgren, vizitoi Nigerinë në vitin 2016, ku gjeti këtë fëmijë të vogël në rrugë. Familja e kishte braktisur dhe hedhur në rrugë, pa ushqim dhe pa rroba, duke menduar se ishte i pushtuar nga shpirtrat e këqinj!
Të gjithë kalimtarët e shmangnin vogëlushin për shkak të kësaj bestytnie dhe ai, për 8 muaj mbeti në rrugë duke ngrënë nga mbeturinat.
Ajo e adaptoi dhe menjëherë e çoi në terapi, duke e quajtur “shpresë”. Anga, gjithmonë poston fotografi të ”Shpresës”, që nuk ngjajnë më me atë të vjetrën, kur ajo u takua për herë të parë me djaloshin.
Sot, ”Shpresa”, jeta e të cilit ka ndryshuar rrënjësisht, rrezaton shëndet e dashuri pas përkujdesjes nga Anga.
Atje, Anga themeloi një qendër bamirësie, të quajtur “Toka e Shpresës”, për fëmijët e braktisur dhe për të mbrojtur të vegjlit dhe të pastrehët.