MENU
klinika

Ndryshimi nga pandemia

Dita Botërore e Vrapimit, gara do bëhet online

02.06.2020 - 16:20

Shumica e ngjarjeve sportive janë pezulluar gjatë kësaj periudhe, por e njëjta gjë nuk do të ndodh me aktivitetin që mbahet çdo vit më 3 qershor në kuadër të Ditës Botërore të Vrapimit. Organizatorët kanë menduar që ta dërgojnë para këtë ngjarje. Por si?

Siç po ndodh thuajse në të gjithë aktivitetet masive, gara do të zhvillohet on-line. Çdo pjesëmarrësi i duhet të regjistrohet në faqen zyrtare të kompanisë amerikane Brooks, ku do të marrë numrin të cilin më pas do e ngjis në fanellë. Rregullat nuk ndryshojnë!

atletja rei lida

Çdo individ do të përshkruaj një distancë prej 5 kilometrash duke vrapuar, me kohën dhe ditën që do të lihet në dorë të vetë personit mes datës 3 dhe 7 qershor. Si zakonisht, përshkrimi i distancës do të kronometrohet, teksa çdo vrapues do të publikojë të dhënat në rrjetet sociale me hashtagun #findsomerunhappy.

Në këtë mënyrë, ata do të kenë mundësi që të bëhen pjesë e një ilustimi unik të artistit, Shogo Ota. Vepra murale e tij do të ketë përmasa 10×10 metra, të në të cilën vrapuesit nga e gjithë bota duken sikur vrapojnë krah njëri-tjetrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video e garës së “çmendur”

Maratona në -52 gradë, vetëm 1 bëri 40 km