MENU
klinika

La Liga, Java 28

Dopieta e Suarez dhe 2 asistet e Messit vlejnë vetëm 1 pikë

27.06.2020 - 18:00

Barcelona është ndalur përsëri dhe tashmë kreu i renditjes rrezikon edhe më shumë. Katalanasit janë ndarë në barazim 2-2 me Celta Vigon në transfertë. Barcelona merr kreun, një pikë para Real Madrid, por ky i fundit ka një ndeshje më pak.

Goli i parë u shënua nga Suarez me kokë në 20’, pas një pasim perfekt të Messit. Ky i fundit nuk gjuan direkt në portë, por preferon shokun e tij, i cili shënjestroi cepin. Me kaq mbyllet pjesa e parë.

Më të nisur e dyta, Smolov barazon për vendasit. Barcelona është kthyer në avantazh 17 minuta pas pësimit të golit të barazimit. Ka qenë përsëri Luis Suarez ai që ka shënuar për miqtë. Uruguaiani ka marrë një pasim nga Messi dhe ka arritur të shmangë mbrojtësin me një rrotullim të bukur para se të dërgonte topin në rrjetë.

Kur u mendua se Barcelona fitoi, Celta Vigo ndëshkon në minutën e 88-të me Aspas. Në minutat e mbetura miqtë u përpoqën shumë, por nuk ia dolën. Dy pikë që mund t’i kushtojnë titullin kampion Barcelonës.