MENU
klinika

Palët pranë marrëveshjes

Dybala do 15 mln euro në sezon, Juve ofron 12

10.06.2020 - 15:59

Juventus është skuadra e parë italiane që zbret në fushën pas pandemisë së Covid-19. Torinezët sfidojnë Milanin në gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Italisë, por planet e bardhezinjve nuk ndalen këtu. Fokusi i klubit të presidentit Agneli është përqendruar totalisht në merkato dhe mbajtja e grupit të futbollistëve aktual duket se është edhe misioni i shoqërisë.

Emri i parë që gjendet në listën e dëshirave edhe për sezonet e ardhshme është ai i Paulo Dybala. Sulmuesi argjentinas pëlqehet tepër nga trajneri, Maurizio Sarri dhe në tavolinën e tij ka mbërritur një kontratë e re.

Kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2022 dhe zgjatja e saj të paktën deri në 2024 shihet si opsioni më i mirë për të dyja palët. Natyrisht, edhe kërkesat e Dybala do të jenë më të larta sa i përket aspektit financiar.

Aktualisht sulmuesi është futbollisti i katërt më i paguar te Juventus, me 7.3 mln euro. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Dybala shpreson të firmos një kontratë prej 15 milionë euro neto në sezon. Kërkesë e lartë edhe për një skuadër si Juventus që pritet të mos shkojë më shumë se 12 mln euro, por do të ishte e mjaftueshme ta shndërronte 26 vjeçarin në lojtarin e dytë më të paguar te torinezët pas Cristiano Ronaldos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konfirmimi nga klubi bardhezi

Covid-19 nuk kursen as yllin e Juventus