MENU
klinika

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

E rrallë, nuk ka dënime në Superiore dhe në të Parën

17.06.2020 - 16:03

Si rrallëherë, nuk ka asnjë dënim nga Komisioni i Disiplinës në FSHF që përfshin Kategorinë Superiore. Dënimet e kësaj javë kanë të bëjnë vetëm me futbollistin e Internacional Tiranës, atë të Adës, si dhe zyrtarit të Selenicës dhe mos paraqitjen e Bylisit U-17. Ndërkohë komisioni ka hedhur poshtë kërkesën e lojtarit të Tërbunit.

VENDIMET

1.Lojtari i F.C Internacional Tirana, Egis Daci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2.Lojtari i KF ADA, Safet Rekaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3.Zyrtari i KF Selenica, Sherif Idrizi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4.KF Bylis U-17, për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF Butrinti U-17, në bazë të Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Nenit 30/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

5.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tërbuni, Serdar Zagani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN