MENU
klinika

Folklori thesar mbarëshqiptar

Festivali i famshëm i Gjirokastrës, vjen me pranverën 2021!

16.06.2020 - 15:42

        Festivali Folklorik i Gjirokastrës, sofra më e madhe e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, do të zhvillohet në pranverën e 2021.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Margariti, e cila në një video të publikuar shprehet se “ne nuk do ta humbasim traditën dhe festivalin do t’ia sjellim publikut, me gjithë madhështinë e tij. Festivali Folklorik do të zhvillohet në pranverën e 2021”. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës është një ngjarje e madhe dhe e shumëpritur. Tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia Covid-19 ngriti pikëpyetje të mëdha mbi zhvillimin e këtij aktiviteti”. Gjirokastra nuk mund të kuptohet pa Kalanë, Qafën e Pazarit, rrugicat me kalldrëm dhe shtëpitë muze. Por, prej dekadash, nuk mund të kutpohet as pa Fesitvalin Folklorik. Kjo sofër bujare, ka pritur dhe ka pëcjellë mijëra bartës të kulturës tonë popullore, të traditave më të mira, ato të trashëguara brez pas brezi nga të gjitha trevat shqiptare. Me të drejtë ky festival është një ngjarje madhe, e shumëpritur, të cilën ne duhet ta sjellim përpara dhe so tia sjellim publikut me të gjithë madhështinë e tij”, – tha ajo.

Edicioni i parë i këtij festivali është çelur në 11 tetor të vitit 1968, në qytetin-muze të Gjirokastrës, duke u konsideruar si një festival unikal në ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore në Shqipëri.

Ky aktivitet shumë i rëndësishëm kulturor, zhvillohet çdo pesë vjet në Kalanë e qytetit të Gjirokastrës, Qendrën Historike dhe ambientet e tjera të këtij qyteti, si veprimtaria më e rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale shqiptare. Festivali sjell muzikën tradicionale shqiptare, veshjet dhe vallet nga Shqipëria, diaspora dhe tokat e banuara shqiptare, në të gjithë Ballkanin dhe Italinë Jugore.

Ky festival, ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave unikale të trashëgimisë sonë kulturore jomateriale, ato etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike, (të kostumeve popullore, veglave muzikore, ritet dhe zejet, etj.) krijuar prej shekujsh, nga populli shqiptar e të ndërthurura me vlerat e trashëgimisë kulturore materiale që hasen në qytetin dhe qarkun e Gjirokastrës.

FFK evidenton vlerat e qytetit të Gjirokastrës, “Pasuri kulturore e njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, në kuadër të nxitjes së turizmit kulturor dhe synon gjallërimin e jetës kulturore të vendit në përgjithësi dhe të qytetit të Gjirokastrës, si dhe zonave përreth në veçanti, duke përcjellë në publikun e gjerë, kulturën popullore, që ruhet brez pas brezi dhe zhvillohet në hapësirat mbarëkombëtare shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fuqitë e mëdha, Vidi dhe Shqipëria

“1001 net” e përralla me mbret!

Çajupi në gjurm' të Gjolekës

“O Labëri sa të dua/ Pyjet e kodrat e tua”