MENU
klinika

"See A Paris"

Francë: Matoshi, aktorja më e mirë e festivalit të filmit

09.06.2020 - 13:04

        Një ndër aktoret më të mira shqiptare, Adriana Matoshi, po vazhdon ta mbajë frontin. Një çmim tjetër i është shtuar karrierës së saj. Matoshi është shpërblyer me çmim, si aktorja më e mirë në festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin në filmin “Nëntori i ftohtë”, me regji nga Ismet Sijarina.

Lajmin e ka ndarë për publikun edhe vetë aktorja, ku përveç regjisorit, ka një urim për:

“Urime Ismet, Fatmir edhe urime vetes që jemi shpërbly me çmime!” –  ka shkruar ajo.

Ky është edicioni i 5-të i këtij festivali, ku shfaqen filmat e shteteve, si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Në maj të vitit 2018, Matoshi ishte vlerësuar me çmimin si aktorja më e mirë në “South East European Film Festival”, që është mbajtur në Berlin, Gjermani. Këtë çmim, aktorja e rrëmbeu falë rolit në filmin “Unwanted”, nën regjinë e Edon Rizvanollit.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit