MENU
klinika

Pa dashje apo provokim?

Gafa e Leeds, fotoja e Bin Laden si tifoz

25.06.2020 - 16:19

Mënyrat inovative për të mbushur stadiumet gjatë pandemisë kanë prodhuar shpesh pamje të këndshme. Megjithatë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për këtë veprim të tifozëve të Leeds Junajtid, të cilët kanë rikthyer në shkallët e impianteve sportive një nga emrat më të urryer në botë, Osama Bin Laden.

Imazhi i tij është shfaqur në astadiumin “Elland Road” para sfidës së ardhshme përballë Fulham, me momentin që u fokusua nga një tifoz, fotografia e të cilit gjendet në krah të Bin Laden.

Pamjet kanë ngjallur reagimin dhe të klubit të Leeds, të cilët e kanë hequr menjëherë kartonin me fotografinë e ish-liderit të Alkaedës. Ende nuk dihet se kush ka qdnë tifozi që ka paguar 25 paund për të vendosur Bin Laden në stadium, ndërkohë që masa pritet të merren edhe ndaj personit që ka shtypur fotografinë e ish-liderit famëkeq.

Osama Bin Laden ishte i njohur publikisht si tifoz i skuadrave angleze dhe konkretisht Leeds dhe ky besohet të jetë fakti që ka përfunduar edhe në stadiumin e klubit të Championship.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi shkakton viktimën e radhës

COVID-19 i merr jetën fituesit të Kupës së Botës