MENU
klinika

Duka: Tifo për Napolin, përveç Ramës

Hysaj, i treti lojtar kuqezi që fitoi Kupën e Italisë

18.06.2020 - 15:59

Pas Lorik Canës dhe Thomas Strakoshës, një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare fitoi Kupën e Italisë. Elseid Hysaj merr trofeun e parë në karrierë, pas 9 vitesh karrierë në futbollin italian mes Serisë B dhe A.

Cana e fitoi trofeun e Kupës në vitin 2013 kur Lazio mposhti në finale Romën 1-0, ndërsa Strakosha vitin e kaluar ku sërish Lazio triumfoi, kësaj here ndaj Atalantës 2-0. Dhe këtë vit ishte radha e një tjetër lideri të Kombëtares si Hysaj për të ngritur lart një trofe në elitën e futbollit italian.

Mbrojtësi shkodran ishte protagonist në gjysmëfinale dhe në finale. Në gjysmëfinale ai u aktivizua për 90 minuta në barazimin 1-1 ndaj Interit, ndërsa mbrëmë u fut në lojë në minutën e 81-të në vend të Mario Ruit. Pak më shumë se 10 minuta lojë për kapitenin e kombëtares shqiptare, që në krahun e vet bëri më të mirën. Hysaj nuk u vlerësua me notë për kaq minuta lojë, por mesatarja e ekipit të Napolit ishte 6.5.

Një sukses në momentin e duhur për Hysajn, pasi ai me shumë mundësi do të largohet nga Napoli pas 5 vitesh. Edhe pse në këtë sezon është aktivizuar më pak, në 17 ndeshje gjithsej, duket se fati është me të. Në total Hysaj është aktivizuar në 149 ndeshje me Napolin dhe tani duket se ka ardhur momenti për të ndryshuar skuadër.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka dhënë një deklaratë për emisionin sportiv “Radio Goal” në Radio “Kiss Kiss Napoli”, ku ka përmendur edhe Hysajn:

“Hysaj është i lumtur që fitoi Kupën e Italisë, e gjithë Shqipëria bëri tifozllëk për Napolin, me përjashtim të Kryeministit Rama, i cili është tifoz i Juventusit dhe nuk besoj se ka mbetur i kënaqur me rezultatin e finales”.

Mes të cilëve ata që uruan kapitenin e Kombëtares shqiptare, ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Ky i fundit ka zgjedhur Facebook, për të uruar publikisht 26-vjeçarin për suksesin: “I lumtur për suksesin e Elseid Hysajt dhe ekipit të tij. Pastë këmbën e mbarë edhe për kombëtaren tonë!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak